Si të përgatisim avokadon

spot_imgspot_img

Avokado është pemë e cila rrjedh nga Afrika e Jugut, dhe e cila është plot vitamina, minerale dhe gjëra tjera ushqimore të rëndësishme. Avokado në pamje na përkujton pak dardhën, shpesh i’a rekomandojnë grave shtatzëna, sepse është i domosdoshëm për rritjen e foshnjës. Është shumë i shëndetshëm, por shumë njerëz nuk dijnë se si mund të konsumohet. Avokado gjithnjë konsumohet i freskët (papërpunuar), por ekzistojnë disa mënyra të përgatitjes së tij. Në vazhdim po ju japim disa mënyra të përgatitjes së avokados.

PËRGATITJA E AVOKADOS

Gjatë blerjes së avokados duhet të keni kujdes që avokado të jetë i butë në prekje, sepse vetëm ashtu është plotësisht i pjekur dhe i përdorshëm, si dhe bëni kujdes të veçant të mos jetë i lënduar.

Gjëja e parë që duhet bërë për përgatitjen e avokados, është që ta qëroni. E qëroni menjëherë para përgatitjes dhe shërbimit sepse tuli i tij nuk është i mbrojtur nga lëngu i limonit, ashtuqë shpejt nxihet. Pas qërimit të avokados, e preni përgjysmë, dhe i nxjerrni bërrthamën.

Avokado mund të hahet i freskët i prerë në feta, por mund t’i shtoni edhe erëza (mëlmesa). Avokado kriposet në mënyrë që i shtoni kripë me majë gishtash, disa pikë lëng limoni, me vaj ulliri, uthull balsamike apo piper. Me këto erëza shija e tij ekzotike do të shtohet më shumë.

Mund ta përgatitni edhe me pak qumësht si dhe duke përzier me disa fruta tjerë, ashtuqë fitoni një ‘smoothie’ të shijshëm. Kombinimin e frutave me të cilat do ta përzieni, mund ta zgjedhni vetë. Për cilindo kombinim që të vendosni, mos dyshoni sepse do të dalë i shkëlqyer dhe shumë i shëndetshëm.

Avokado shumë përshtatet me sallata të ndryshme, kurse mund ta përzieni me lakrën e kuqe, majdanoz, domate, bërzillok, qepë dhe hudhër. Shijet do të jenë të shkëlqyera, kurse përshtatet me çdo lloj gjelle.

Me avokado mund të krijoni edhe një masë të shijshme për lyerjen e bukës, siç e përdornin më parë marinarët. E tëra që ju nevojitet është pak vaj i virgjër i ullirit dhe avokado. Shtrydheni avokadon, shtoni vajin e virgjër të ullirit dhe përzieni. Lyeni bukën me masën e fituar dhe kënaquni!/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjes i shpejtë: 3 ide praktike me përbërës që zakonisht gjenden në shtëpi

Tre ide të shpejta dhe të thjeshta mëngjesi që përdorin përbërës të zakonshëm nga frigoriferi ose kabineti, me këshilla ushqimore sipas parimeve të shëndetshme dhe rregulla të thjeshta higjienike.

Si të përgatiteni për gjumë: rutina të thjeshta mbrëmjeje për të rriturit

Rutina të thjeshta mbrëmjeje mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe të mbështesin shëndetin afatgjatë. Artikulli sjell këshilla praktike për të rriturit, të bazuara në parimet e promovimit të shëndetit dhe parandalimit.

Rubrika e yjeve: horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat (dashuri, punë, mirëqenie)

Një horoskop ditor argëtues për 12 shenjat që sjell sugjerime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie — për t'u qeshur, reflektuar dhe për të nisur ditën më lehtë.

Klubi i tregimeve familjare: si të organizoni 20–30 minuta seanca që zhvillojnë gjuhën

Si të krijoni një klub të vogël tregimesh familjare 20–30 minuta që nxit dialogun dhe fjalorin — me tema të thjeshta, materiale vizuale nga agjencitë hapësinore dhe hapa praktikë për çdo mbrëmje.