Pelenat e foshnjes suaj mund të përmbajnë alergjene të rënda

spot_imgspot_img

Mos e ngatërroni skuqjen e rëndë nga skuqja e zakonshme prej pelenave…

Foshnjat mund të marrin skuqje të shumta, zakonisht në zonën e pelenave, por prindërit raportojnë se foshnjat e tyre janë duke u përballur edhe me reagime të ashpra alergjike, sidomos nga përdorimi i pecetave higjienike. Kanë qarkulluar foto të ndryshme dhe postime në lidhje me shqetësimin e prindërve nëpër rrjetet sociale për gjendjen e pazakontë të skuqjes së foshnjave nga pecetat pastruese, e tëra kjo si pasojë e përbërësve toksik që gjenden në to.

Disa pecetave për pastrim të foshnjave përmbajnë një përbërës të quajtur methylisothialzolinone (MI), e cila mund të shkaktojë një reaksion alergjik nëse mbetet në lëkurën e foshnjes, sqaron Sabina Wizemann, kimiste e lartë e shkencave të mjedisit dhe shëndetësisë. Gjithashtu edhe produkte tjera të bukurisë tek të rriturit mund të përmbajnë MI, si në produkte të ndryshme kozmetike, grim, losione, shampo dhe kondicioner.

Ja se si mund të duket një reagim alergjik i tillë:

Ju rekomandojmë të qëndroni larg nga produktet e tilla si losione, kremëra, peceta pastruese për foshnje, që përmbajnë MI-në, thekson Sabina. Produktet shpëlarëse si shampotë dhe kondicionerët përmbajnë MI në sasi më të vogël që nënkupton se përqëndrimi i tyre është i sigurtë si përbërës.

Ekspertët janë duke hetuar rreziqet e MI-së që nga viti 1994, që kur është evidentuar me anë të provave se MI shkakton reaksione alergjike. Më pas, 20 vite më vonë, ata kanë konkluduar se MI është i sigurtë në përqëndrime të vogla (0.01% për të qenë të saktë) për produktet shpëlarëse, por ia kanë lënë prodhuesve që të vendosin për nivelin e MI-së në pelenat e foshnjave.

Kompanitë më të mëdha si Pampers dhe Huggies kanë hequr dorë nga përdorimi i MI-së në prodhimet e tyre, dhe ekspertët sugjerojnë që t’i hidhni një sy listës së përbërësve para se të blini një produkt. Mbani mend se edhe produktet që etiketohen si natyrale mund të përmbajnë MI, andaj keni kujdes gjatë zgjedhjes së tyre./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rubrika e yjeve: horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat (dashuri, punë, mirëqenie)

Një horoskop ditor argëtues për 12 shenjat që sjell sugjerime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie — për t'u qeshur, reflektuar dhe për të nisur ditën më lehtë.

Klubi i tregimeve familjare: si të organizoni 20–30 minuta seanca që zhvillojnë gjuhën

Si të krijoni një klub të vogël tregimesh familjare 20–30 minuta që nxit dialogun dhe fjalorin — me tema të thjeshta, materiale vizuale nga agjencitë hapësinore dhe hapa praktikë për çdo mbrëmje.

Transformim i dhomës së gjumit me sende që tashmë keni: ripërdorim, drita dhe tekstura

Si të transformoni dhomën e gjumit me sende që tashmë keni, duke theksuar mënyrat e sigurta të pastrimit, magazinimit dhe ndriçimit për të shmangur rreziqet nga kimikatet dhe instalimet elektrike.

Rikombinimi i garderobës për sezonin: ide praktike me copat që tashmë zotëroni

Si të përshtatni garderobën për sezonin duke ruajtur shëndetin e flokëve: ide praktike me kapele, kondicionerë dhe stile të buta që funksionojnë me copat që tashmë i keni.