7.5 C
Priština
More

    Si të nxitni daljen e foshnjes: A duhet që trupi të jetë udhëzuesi juaj?

    spot_imgspot_img

    Po, ekzistojnë dy qasje shumë të ndryshme për shtyerje apo nxitje të daljes së foshnjes jashtë. Njëra është metoda shumë e praktikuar e cila quhet shtyerje apo nxitje e stërvitur apo mësuar, në të cilën ju stërviteni për të filluar shtyerjen sa më shpejtë që të zgjeroheni poshtë vaginës, pavarsisht nëse ndjeni urgjencën për të liruar barrën. Metoda tjetër alternative, e favorizuar nga mamitë, njihet si shtyerje spontane. Kjo qasje bën që ju të ndjekni nevojën natyrore të trupit tuaj, duke shtyer apo nxitur lindjen kur ju jeni gati, në mënyrë që ju të ndiheni sa më rehat dhe mirë.

    Si bëhet shtyerja e stërvitur?

    Në shumicën e rasteve, infermerja apo motra udhëheq stërvitjen. Në mënyrë tipike, ju urdhërohet të merrni frymë thellë në fillim të çdo kontraksioni, ta mbani frymëmarrjen dhe të shtyni duke forcuar muskujt e barkut dhe duke u përpjekur të ushtroni presion sa më shumë në rënie, përderisa infermerja numëron deri në dhjetë. Më pas merrni sërish frymë thellë dhe shtyni për një tkurrje tjetër, me qëllimin që të realizohen tri shtyerje për çdo kontraksion.

    Stërvitja e shtytjes zakonisht fillon sapo të hapet qafa e mitrës rreth 10 centimetra, që shënon edhe fillimin e fazës së dytë të procesit të lindjes, dhe vazhdon deri sa të lind foshnja. Faza e shtytjes mund të zgjasë nga disa minuta e deri në disa orë.

    Si dallon shtytja spontane nga ajo e stërvitur?

    Në qasjen spontane – e njohur si shtytja fiziologjike e nënës, ju ndjekni nevojën natyrore të trupit tuaj. Personat që kujdesen për juve, ju udhëzojnë të ndëgjoni trupin tuaj dhe të lindni kur ju ndjeheni më rehat, duke ju mbështetur, inkurajuar dhe ndihmuar në procesin e lindjes.

    Disa nëna ndjejnë nevojën për shtyerje mënjëherë pasi të zgjerohet qafa e mitrës, ndërsa disa të tjera jo, sidomos ato që marrin epidural. Nëse nuk keni urgjencë për shtytje, mund të pushoni deri sa foshnja të bjerë më poshtë. Pas paraqitjes së nevojës për shtytje, ju mund të filloni për disa sekonda ndërmjet kontraksioneve. Pasi të zbresë foshnja poshtë, ju duhet të intensifikoni shtyerjet ndërmjet kontraksioneve.

    Përparësitë dhe mangësitë e shtytjes së stërvitur?

    Një studim i publikuar më 2006 në më shumë se 300 femra gjatë lindjes pa epidural, ka konstatuar ndryshim shumë të vogël në kohëzgjatjen e fazës së dytë të procesit të lindjes (vetëm 13 minuta) tek femrat që ishin stërvitur kundrejt atyre me shtytje spontane. Studimi nuk gjeti asnjë përparësi tjetër ndaj nënës dhe fëmijës. Ndërsa sa i përket mangësive, mund të konsiderohen këto:

    • Rritje e rrezikut të dëmtimit të strukturës urinare dhe legenit të gruas,
    • Epizotomia,
    • Rritje e stresit dhe lodhje për nënën,
    • Shkallë e lartë e lindjeve me vakum apo cezariane.

    Si duhet gratë të trajtojnë shtytjet gjatë lindjes?

    Një numër i madh i studiuesve sugjerojnë se ju vet duhet të rishikoni qasjet konvencionale të shtytjes. Mvaret nga ju se cilën metodë preferoni, ajo që ka rëndësi është të dëgjoni trupin tuaj dhe të veproni sipas nevojës natyrore të trupit, lëreni që ai të ju udhëzojë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...