1.6 C
Priština
More

    Si të njihni gjinekologun e mirë ?

    spot_imgspot_img

    Supozojmë se shumcia e femrave të paktën një herë në jetë kanë patur dyshime se si të zgjedhin gjinekologun më të mirë? Në këtë rast nuk është e mjaftueshme intuita juaj apo zëri i brendshëm, por duhet të keni parasysh këshillat e nënës suaj, shoqes suaj më të mirë, fqinjes, motrës, madje edhe të femrave tjera që i takoni në forume online. Kjo është një mënyrë të lëvizni nga “pika e vdekur”, tek e fundit, nëse një gjinekolog është i mirë për shoqen tuaj më të mirë atëherë nuk do të thotë se do ju konvenojë edhe juve, pa marrë parasysh sa të ngjashme jeni. Duhet të jeni e kujdesshme që të gjeni gjinekolog që do ju përshtatet me temaramentin tuaj!

    Shpesh do të dëgjoni sugjerime se tek cili gjinekolog duhet të shkoni, edhepse duhet t`i pranoni këshillat e të tjerëve, asnjëherë nuk duhet të pranoni këtë gjë si kriteriumin e vetëm. Shumica e femrave përcaktohen që më parë për ndonjë gjinekologe femër, mirëpo nëse dëshironi të dëgjoni këshillën tonë: duhet edhe gjinekologëve meshkuj tu jepni shansin! Përderisa sillen në mënyrë profesionale, nuk ka asnjë ndjesi të pakëndshme në lidhje me kontrollet.

     

    Tani, çfarë nëse gjinekologu është më i sugjeruari? Edhe më mirë, mirëpo nëse nuk ndjeheni rehat në ordinancën e tij atëherë është koha të kërkoni gjinekolog tjetër. Nga mjeku juaj juve ju duhet përkrahja, këshilla dhe mirëkuptimi, e jo gjykime ndaj zgjedhjeve dhe mendimeve të juaja. Dhënia e këshillave është e dëshirueshme dhe do ju ndihmojë që të sillni vendime të mençura në lidhje me shëndetin tuaj riprodhues, mirëpo nëse mjeku ju nënçmon, thuaj “lamtumirë” dhe kërkoni nëj tjetër.

    Mjeku i mirë është edhe psikolog, do të bisedojë me ju, mirëpo gjëja më e rëndësishme është se do ju dëgjojë me kujdes. Nëse keto kualitete nuk i shihni tek mjeku juaj atëherë është mirë që të vazhdoni tutje me kërkimin pasiqë mjeku që nuk ju përfill sa juve ju duhet, është i ngarkuar tej mase me punë, pas një kohë do të krijojë probleme që do e prishin marrëdhënien pacient-mjek si dhe do të sjellë diagnoza të gabuara.

    Kur të bisedoni me mjekun mendojeni se si po ndjeheni, a jeni rehat? A mos ndoshta mezi keni pritur të përfundojë biseda dhe të shkoni sa më larg ordinancës? Këto pyetje do ju ndihmojnë që të rikonstruoni në kokën tuaj tërë ndodhinë dhe të mendoni nëse keni qenë e kënaqur me tretmanin.

    Bëni zgjedhjen sipas bindjeve të juaja, ashtuqë askënd nuk do e fajësoni për vendimin e gabuar, as nënën, as motrën, shoqen apo këdo që e keni të afërt./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...