4.4 C
Priština
More

    Seksi është monoton? Këto gjëra do ju ngjallin në krevat!

    spot_imgspot_img

    Shikoni filma pornografikë së bashku

    Meshkujt janë qenie vizuele ndërsa 99% e tyre shikon pornografi, të tjerët gënjejnë. Nëse partneri juaj thotë se nuk kënaqet me filmat erotik, d.t.th se gënjen tej mase, shkurt e shqip. Është normale që meshkujt mos ta pranojnë një gjë të tillë nëse nuk keni komunikim të sinqertë në lidhje. Mund të filloni të bisedoni sinqerisht rreth këtyre çështjeve dhe ti propozoni zhanrin tuaj të preferuar, me mundësi që edhe ai të jetë dakord dhe ti pëlqejë.

    Ushqime në krevat

    Futeni ushqimin në dhomën e fjetjes. Nuk e kemi fjalën për gjellëra dhe pulë të pjekur por për disa ushqime që jo vetëm që janë të shijshme por edhe janë mjet i shkëlqyer në lojërat seksuale, shembull- shllagu. Mund ta aplikoni në stomakun e partnerit e pastaj të lëpini me sensualitet. Mund të përdorni edhe luleshtrydhat apo qershitë, mund të jeni inovativë. Vetëm keni kujdes me ushqimet që ngjiten!

    Mbylljani sytë!

    Mjafton që t`ia lidhni sytë me ndonjë shami, dhe kjo gjë do ju garantojë paralojë të nxehtë pas së cilët do të keni seks të çmendur.

    Lidheni

    Gjithmonë mund ta lidhni partnerin me pranga apo rryp. Nëse e keni të atin polic, mos i përdorni prangat e tij por shkoni bleni të tilla në seks shop. Nuk janë të shtrenjta dhe janë të lehta për operim. Nëse me prangat ia mbyllni edhe sytë, atëherë sigurisht që ai do të eksplodojë nga epshi.

    Bëni seks nën dush

    Nëse dëshironi që të largoheni pak nga dhoma e fjetjes dhe të provoni ndonjë vend të ri në shtëpi, nën dush është vendi ideal.

    Pa brekë

    Mënyra më e shpejtë për të shtuar dozën e perversitetit në rutinën e përditshme është të liroheni nga brekët, veshuni me fund pa ato apo zhveshini pak para se të takoheni me partnerin. Nëse turpëroheni që në vende publike të ecni ashtu, atëherë këtë gjë e bëni vetëm në shtëpi, shembull përderisa ai shikon futboll në TV, bëhuni se po merrni diçka prej dyshemesë që të ekspozoni pjesën e pasme dhe t`ia bëni me dije se nuk keni mbathur brekë.

    Pozita gjashtëdhjetë e nëntë

    Edhepse të gjithë e dinë atë pozitë, rrallëkushi e praktikon apo preferon. Është vështirë të kënaqni atë duke ju stimuluar me gjuhë në mënyrat më të ndijshme. Mirëpo me pak koncentrim, kjo pozitë jokonvencionale është e shkëlqyer për të sjellur risi në rutinën tuaj seksuale.

    Seksting

    Derisa ai është në punë, është mirë ta hutoni me biseda se “çfarë e pret kur të kthehet në shtëpi”. Dërgoni sms erotik, ndërsa pasi të nxeheni është mirë ti dërgoni ndonjë foto në të brendshme. Aq do të ndizet saqë do ju pushtojë sapo të hapet dera.

    Paralajmërim: Mos dërgoni foto në të cilat shihet fytyra pasiqë të ardhmës nuk i dihet. Kurrë nuk mund të dini se ku mund të përfundojnë ato fotografi./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...