14.8 C
Priština
More

    Si të ndjeheni më të qetë dhe të merrni frymë më lehtë gjatë mbajtjes së maskës

    spot_imgspot_img

    Tashmë është e detyrueshme të merrni një maskë ose mbulesë fytyre kur përdorni një transport publik.

    Për disa njerëz me ankth, kjo mund t’i bëjë ata të ndjehen sikur nuk mund të marrin frymë siç duhet shkruan Metro.co.uk.

    Mund të krijojë një ndjenjë klaustrofobie dhe të shtojë stresin e të qenurit jashtë dhe në një situatë tashmë të tensionuar.

    Natyrisht, ekzistojnë raste përjashtimi kur ju nuk jeni në gjendje të përdorni një maskë për arsye mjekësore.

    Për ta ndihmuar veten të ndjeheni më të qetë ndërsa mbani një maskë, ka disa gjëra që mund të bëni.

    Mënyra më e mirë për tu ndier më të rehatshëm është të praktikoni mbulesën ose maskën para se të dilni nga shtëpia.

    Një ushtrim i dobishëm para se të dilni është të praktikoni ekspozimin duke e vendosur maskën për dy minuta në shtëpi, në mënyrë që të filloni të ndjeheni të sigurt.

    Pasi të jeni mësuar më shumë me të mund ta përdorni dhe gjatë aktiviteteve më stresuese si gatimi ose bërja e punëve tha Dr. Ali Shakir nga Qendra Shëndetësore ‘Harley’ për burimin Metro.

    Pasi të keni praktikuar mbajtjen e maskës suaj dhe të gjeni atë lloj që ju duket komode, duhet të mësoheni të merrni frymë në një mënyrë që do t’ju ndihmojë të qëndroni të qetë.

    Sigurisht nëse keni një gjendje mjekësore që shkakton probleme me frymëmarrjen, mund të liroheni nga marrja e një maske.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...