3 C
Priština
More

    Si të mësoni të thuani „jo“?

    spot_imgspot_img

    Të kënaqni të tjerët shpesh buron nga dëshira që të tjerët të na pranojnë dhe dashurojnë, por atëherë harrojmë se më e rëndësishme është që të kënaqim vehten tonë, për këtë nganjëherë duhet thënë „jo“.

    Është e nevojshme ndonjëherë të thuhet „jo“

    Ka momente në jetë ku mendojmë se të gjithë nga ne diçka duan dhe shpresojnë. Kjo vlenë veçanërisht për ato tipe që janë të prirur për kënaqjen e të tjerëve, por gjatë kësaj i ekspozohen stresit të madh dhe grumbullojnë frustrime. Duhet të dini ndonjëherë të thuani „jo“, gjëja më e mirë që mund të bëjmë për vehten tonë për të përcaktuar kufij ndaj të tjerëve. Kjo vlen për çdo situatë në të cilën instinkti ju thot se nuk dëshironi diçka.

    Nuk ka nevojë të justifikoni „jo“-në

    Nëse partneri juaj, miku i ngushtë ose dikush nga anëtarët e familjes suaj kërkojnë të bëni diçka që për ju është e pakëndshme, e vështirë apo thjesht e pështirë, madje edhe pse për këtë nuk keni asnjë arsye të veçantë, lejoni vehtes për të thënë „jo“. Për këtë mos u arsyetoni, por thuani sinqerisht se thjeshtë nuk keni vullnet dhe nëse e bëni këtë ju do të ndjeheni keq.

    Çlodhuni

    Nëse ritmi i lodhshëm i punës dhe obligimet e përditshme ju shpien në gjendje kur nuk ndëgjoni më mendimet tuaja, thjeshtë thuani „jo“ thirrjeve për shoqërim, sa do që të këmbëngulin të tjerët. Bëhuni i vetëdijshëm se ajo që bëni kundër vullnetit tuaj është diçka që do të dëmtojë vehten dhe të tjerët.

    Mësoni për të thënë „jo“

    Që të mësoni për të thënë „jo“ filloni nga gjërat e vogla. Ushtroni „jo“-në tuaj në situata që nuk janë shumë të rëndësishme apo nuk ka mundësi të lartë që pala tjetër të fyhet. Përveç kësaj, psikologët theksojnë se që të thuani „jo“ është shumë e rëndësishme që ju të dini të pranoni edhe „jo“-në e të tjerëve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...