Si të mbetem shtatzënë: Ushqime që duhet t’i konsumoni nëse dëshironi një ‘foshnje’

spot_imgspot_img

Të ushqyerit e shëndetshëm është i domosdoshëm për fekondim, dhe ja cilët ushqime e ushqejnë mitrën dhe ndihmojnë në fekondim!

Ushqimi që do të ju mbështesë në periudhën kur dëshironi ta nisni foshnjën do të duhej të ndjekë nevojat tuaja për materie ushqyese të domosdoshme, shkruan Sensa. Mos harroni: shtëpia e parë e foshnjes është mitra, kurse shtëpia e mitrës suaj jeni ju. Furnizojeni me të gjitha që ka nevojë:

Vitamina C, vitamina E, acidi folik dhe ushqimet që i përmbajnë ato janë një trio më i mirë i kujdesit tuaj për foshnjën dhe për vetë fillimin e shtatzënisë. Është ideale të fillohet me këto ushqime tre muaj para planifikimit të shtatzënisë.

Progesteron: peshk (salmon, harengë, ton, skumbri), avokado, lloje arrash (bajame, lajthi, arra indie – përgjithësisht 10 në ditë, arra brazili një në ditë)

Acid folik: perime të gjelbërta, fasule, brokoli, lulediell. Me vitaminën C dhe acidin folik, hekuri absorbohet më së miri në organizëm.

Vitamina E: është e mirë për vezoret, ndodhet në të kuqin e vezës (tre në javë) dhe në fruta arrash.

Vitamina C: e mirë për qarkullimin e domosdoshëm për impjantimin e suksesshëm të embrionit. Pija ideale në këtë periudhë është limoni me xhenxhefil (vitamina C, qarkullimi, ngritja e imunitetit).

Gjatë pregatitjes për shtatzëni është me rëndësi të kujdeseni për pasqyrën e gjakut dhe të ushqyerit e shëndetshëm (hekuri dhe magnezi nuk konsumohen një orë para dhe pas pierjes së kafes). Nëse nuk ka hekur dhe bartës të hekurit (e këto janë vitamina C dhe acidi folik), nuk ka as qarkullim të mirë. Nëse ekziston anemia, është e rëndësishme të kërkosh shkakun e saj dhe sipas saj të rregullosh terapinë dhe të ushqyerit./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.

Materialet që zgjasin rrobat

Zbulo si të dallosh shpejt materialet që zgjasin, si të lexosh etiketat dhe si ta kujdesësh garderobën që të mbajë formën dhe ngjyrën më gjatë.

Dashuri pa zhurmë: zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet ndodhin te të gjithë. Mëso si t’i kthesh në dialog të qetë me hapa të thjeshtë: përgatitje, dëgjim aktiv dhe rregulla të buta.

Ushtrime të shkurtra për gratë

Një plan 5–10 minutësh për lëvizje dhe pushim që përshtatet me ditët e zëna të grave: siguri, qëndrim i mirë, elasticitet dhe rikuperim i mençur.