Pas stërvitjeve, duhet ti shtrini këmbët!

spot_imgspot_img

Këmbët tuaja janë themeli i gjithë trupit tuaj, kur këmbët nuk ndjehen mirë i tërë organizmi vuan- gjunjtë, ijet madje edhe shpina dhe supet.

Shtrirja e këmbëve tua në të njejtën mënyrë siç shtrini pjesët tjera të trupit, është esenciale. Shputa e këmbës është vendi ku mund të liroheni më së shumti, kjo pjesë i ka 18 muskuj dhe ligamente sikurse edhe inde lidhëse që lidhen kryq përgjatë tërë këmbës. Kur këto lidhje janë shumë të tendosura mund të shkaktojnë dhembje dhe komplikime në këmbët tuaja.Splichal sugjeron se mund të lironi këmbët duke përdorur top të ngrirë të golfit mbi të cilin do të shkelni, dhe do e bartni nga thembra deri tek gishti, si dhe anash. Vetëm uluni dhe vendosni topin nën shputën tuaj, duke aplikuar shtypje aq sa të ndjeheni rehat.

Splichal sugjeron që të zgjatni edhe gishtat pasiqë shumica e këpucëve janë të ngushta tek pjesa e gishtave dhe mund të shkaktojë mpirje të gishtave. Edhe shoshonet mund të mpijnë gishtat pasiqë i mbledhni që të mbani sandalet. Për t`i ndarë gishtërinjtë mund të përdorni pajisjen “YogaToes” apo mund të merrni një byzylyk gome me të cilin i bini rreth çdo gishti veçmas.

Për të liruar muskujt e pulpës së këmbës, posaqërisht nëse përdorni shpesh take, është tepër e rëndësishme pasiqë shkakton stres, shkurtim të muskujve dhe probleme tjera të këmbës.

Për të parandaluar këtë vetëm me zgjatje dhe shtrirje të këmbëve, këshillohet të ngritni harkun në pjesën e mbrapshtë të këmbës, duke vendosur peshën në tre gishtat e jashtëm, duke ngritur gishtin e madh dhe “treguesin” lart që të ngritni harkun edhe më shumë. . Shtrijeni peshën përpara dhe mbani 15 sekonda çdo anë. Mundohuni që të bëni zgjatje të tilla çdo ditë dhe përdoreni topin e golfit për shputën. Pjesët e tjera të trupit do ju falënderojnë për këtë gjest./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.

Materialet që zgjasin rrobat

Zbulo si të dallosh shpejt materialet që zgjasin, si të lexosh etiketat dhe si ta kujdesësh garderobën që të mbajë formën dhe ngjyrën më gjatë.

Dashuri pa zhurmë: zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet ndodhin te të gjithë. Mëso si t’i kthesh në dialog të qetë me hapa të thjeshtë: përgatitje, dëgjim aktiv dhe rregulla të buta.

Ushtrime të shkurtra për gratë

Një plan 5–10 minutësh për lëvizje dhe pushim që përshtatet me ditët e zëna të grave: siguri, qëndrim i mirë, elasticitet dhe rikuperim i mençur.