Si të mbani nën kontroll yndyrën e flokëve

spot_imgspot_img

A e keni ditur se mund t’I stërvitim flokët që të mos na yndyrosen shpejt? Ndiqini këto këshilla dhe mbajeni nën kontroll yndyrën e flokëve.

Me siguri keni menduar se nuk është mirë t’I lani tepër shpesh flokët? Këtu ka një të vërtetë, por nuk do të thotë të jetë ashtu. Me rëndësi është të përqendroheni në dissa gjëra të tjera.

Shamponimi

Mos e teproni me shampoo. Edhe nëse floku bëhet I pastër, shampoja e tepërt e dëmton atë, sidomos nëse e lani përditë. Do të thotë, flokët mund t’I lani përditë, por ndonjëherë pa shampoo. Ajo shpesh e zhduk vajin natyral mbrojtës të flokut dhe trupi juaj reagon duke tajuar sa më shumë yndyrë që ta ruajë flokun nga dëmtimi. Më së pari filloni t’I lani flokët cdo të dytën ditë dhe me sa më pak shampoo, pastaj kaloni në cdo të tretën ditë. Do të vini në një fazë kur ndonëse do t’I lani vetëm dy herë në javë flokët, ato nuk do të yndyrësohen. Zgjidhni shampo pa sulfate, më të butë dhe nga ato që bëjnë më pak shkumë.

 Faktorë të tjerë

Në yndyrësimin e flokut ndikojnë edhe faktorë të tjerë – hormone, shkumat për flokë, ushqimi. Ulini mjetet për stilizim, sidomos gjatë verës dhe kujdesuni të pini sa më shumë lëngje dhe të hani ushqim të shëndetshëm.

Krehja

Krehja e shpërndan sebumin dhe yndyrën e flokut, por në këtë mënyrë e forconi edhe qërrimin. Një nga këshillat është të mos teprohet. Krehja e shpeshtë dhe fenirimi e dëmtojnë flokun. Mos e teproni as me kremëra apo me mjete të tjera trajtimi për flokët. Jepini flokut hapësirë për të marrë frymë. Vera është stina ideale për këtë, pasi mund ta stilizoni edhe nëse e keni flokun e yndyrshëm.

 Vaj cajrash

Provoni me vajëra cajesh të përziera në ujë. Stërpikini flokët ndonjëherë me to. Ekzistonë edhe mjete të tjera, sic janë për shembull toniku bimor, vitaminat dhe vajërat e cajeve, të cilat mund të ndihmojnë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.