3 C
Priština
More

    Si të largoni erën e keqe në gojë (Halitosis)?

    spot_imgspot_img
    Halitosis mund t’i referohemi si erë e pakëndshme e gojës.
    Shkaku kryesor i halitosis është nga goja (infeksione të dhëmbëve, higjiena e dobët dentare, pirja e duhanit dhe kështu me radhë) por, nganjëherë mund të jenë shkak dhe disa sëmundje të veshkave dhe të traktit gastrointestinal. Mbeturinat e ushqimit në gojë ose gjuhë, gjithashtu mund të shkaktojnë edhe zhvillimin e baktereve. Në këtë artikull do të gjeni sekretet, për të kuruar halitosis nëpërmjet disa mënyrave natyrore.

     1) Bëjeni karafilin mikun tuaj më të mirë. Kjo barishte ka shumë potencial në luftën kundër halitosis. Përtypeni atë pas çdo vakti dhe ju do të keni frymë të freskët.

    2) Bëni zakon që të fërkoni butësisht gjuhën, me furçën e dhëmbëve, për të eliminuar ushqimin që ka mbetur atje. Duke bërë këtë, ne kemi minimizuar  mundësitë e rritjes së baktereve në gojën tonë. Soda bikarbonat është gjithashtu një nga përbërësit, që ju mund të shfrytëzoni për të shmangur halitosis. Duhet vetëm të shtoni sodën në ujë dhe bëni gargarë me të.

    3) Mos harroni majdanozin. Majdanozi ka një substancë të quajtur klorofil. Kjo substancë është e njohur si deodorant i frymës. Ai eliminon çdo aromë të keqe nga goja juaj. Mund ta përdorni si një lëng ose ta përtypni. Gjithashtu, mund të hani gjethe ​apo vaj ​mente. Ajo është ilaç shumë i mirë për të shmangur aromën e keqe.

    4) Ёshtë e rëndësishme të përfshini fruta të ndryshme dhe perime në dietën tuaj normale. Kjo do t’ju ndihmojë në shmangien e këtij problemi. Shumë thelbësore është të rrisni konsumin e ushqimit të pasur me vitaminë C dhe E. Këto vitamina janë efektive në shërimin e halitosis.

    5) Mund të zgjidhni një shpëlarës goje, që përfshin eukaliptol. Kjo është e dobishme për të reduktuar frymën e keqe.

    6) Gjithashtu mund të përzieni vaj rigoni në ujë dhe ta pini.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...