Qelizat amë anti-rrudha
Dimri sjell ndryshimë në lëkurë. Të ftohtit, erërat, fillimi i ngrohjes nëpër hapsira të mbyllura, të gjithë këto janë faktorë të cilët do të ndikojnë në gjendjen e lëkurës dhe dukjen e saj, pa marrë parasysh vitet apo tipin e lëkurës. Lëkurën, pasi një kohë e keni ekspozuar në diell në plazhin e detit, duhet ta përgatisni për kushtë të kohërave të ftohta të cilat mund të shndërrohen në armiq të vërtetë të tenit tuaj dhe dukjes rinore. “Së pari vërejmë një të skuqur të butë, mëpastaj shfaqen njolla, rrudhat theksohen, lëkura dehidron dhe humb shkëlqimin”, na paralajmëron Natasha Majur nga “Day Spa Mexico Sun”, e cila na rekomandon se si duhet paraprakisht të dijmë si ta ruajmë lëkurën dhe ti ofrojmë asaj gjithë kujdesin e nevojshëm. Hit ndër tretmanet, i cili ka përkrahës dhe kundërshtarë, është tretmani intenziv anti-rrudha i qelizave amë. Aplikohet nëpër sallonet kozmetike, prandaj jemi interesuar për procedurën dhe efektet e këtij tretmani.
Përparësitë e mollës zvicerrane
“Tretmanin e qelizave amë disa kirurgë plastik e quajnë truk të marketingut të zakonshëm, duke rekomanduar në këtë rast përdorimin e acidit hialuronik. Sipas disa hulumtimeve, ekstrakti i qelizave amë te mollat zvicerrane është shumëherë më i suksesshëm në largimin e rrudhave se sa acidi hyaluronik dhe koenzima Q10” – thotë N. Majuar, e cila shpjegon cili është roli i qelizave amë në tretmanet kozmetike. Ato janë mbrojtja e qelizave amë vetjake të lëkurës, shmannget plakja e qelizave bazike të lëkurës, parandalohet plakja e lëkurës, ka efekt kundër rrudhave, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ruan pamjen rinore të lëkurës.
Qelizat amë ndikojnë në vitalitet dhe vonojnë plakjen
“Në tretmanin kozmetik të qelizave amë shfrytëzohen qelizat amë të mollës zvicerrane Malus Domestica, rrespektivisht Uttwiler Spätlauber dhe lulet e alpeve-Rhododendronferrugineum, të cilat e përmirësojnë vitalitetin e qelizave amë të fytyrës, përmirësojnë funksionin e shtresave lipide, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për lloj polimeri i cili ka aftësi të mëdha për të mbajtur ujin, të mbrojë nga UV rrezatimi, duke nxitur regjenerimin dhe rritjen e qelizave amë njerëzore. Funksioni i qelizave amë – të cilat në tretmanet kozmetike aplikohen në fytyrë në formë të serumeve, xheleve dhe emulzioneve – është ruajtja e balansit në bërthamën e lëkurës dhe mbrojtjen e qelizave nga plakja e hershme”, shpjegon N.Majur.
Për atë se si proçedohet në tretmanin e qelizave amë, N.Majur thotë: “Në fytyrën e pastruar nga grimi vehet peeling relativizues dhe me lëvizje të buta rrethore nga qafa deri në ballë largohen qelizat e vdekura nga lëkura. Mëpastaj peelingu pastrohet me ujë të ngrohtë dhe fytyra tonohet sipas tipit të caktuar të lëkurës. Fytyra ngrohet ose me radiofrekuencim ose me dijatermi në temperaturë 35°-40°C, ashtu që më lëvizje të lehta shtresohet gjysëm ampule Sorbet 1, me lëvizje të lehta pjesa tjetër e ampulës masazhohet me qelizat amë. Sorbet 1 zvogëlon paraqitjen e pigmenteve, zvogëlon njollat e pleqërisë dhe ruan lëkurën nga UV rrezet. Mëpastaj, në fytyrë, ballë, qafë dhe dekolte hudhet xhel në formë të nënkresave, Sorbet 2 (i cili poashtu përmban ose qëliza amë të mollës ose qeliza amë të luleve të alpeve, në varësi nga prodhuesi) dhe këto përbërje me lëvizje të lehta gjysëmrrethore masazhohen në fytyrë nga qafa drejt ballit. Xheli, i cili përmban qeliza amë, masazhohet 20 minuta me teknika të cilat i japin ton fytyrës. Fytyra përsëri ngrohet me radiofrekuencim ose dijatermi dhe mëpastaj në fytyrë, qafë dhe dekolte shtresohet serumi Sorbet 3, i cili e zbukuron dukjen e tërë fytyrës, zvogëlon rrudhat, i remodulon konturat e fytyrës, zbut dhe plotëson zbrazëtirat e rrudhave. Rrudhat përreth syve trajtohen me krem kundër rrudhave, i përbërë nga qelizat amë, dhe me solucion të posaçëm, e cila nxit qarkullimin e gjakut në pjesët rreth syve. Pas kësaj, në fytyrë shpërndahet maskë kremi e përbërë nga qelizat amë, të cilat i zbusin dhe i mbushin rrudhat dhe rezultati është menjëherë i dukshëm pas tretmanit të parë. Efekti i tretmanit të parë rrit elasticitetin e lëkurës, rrudhat rrallohen, ndërsa struktura e lëkurës përmirësohet. Në fund të tretmanit shpërndahet në fytyrë kremi i përbërë nga qeliza amë”, thekson N. Majur.
Rinimi i qelizave amë me anë të mollës zvicerrane
Përshkrimet e para të efektit të mollës zvicerrane kanë prejardhje qysh nga shekulli 18, kur është vërejtur se dëmtimet në frutin e mollës, e cila ende nuk është vjelur, janë shëruar pas disa ditësh, kjo duke i falemnderuar qelizave amë që i përmban në vete kjo mollë, gjë që bën që ajo të regjenerohet më mirë se sa bimët që nuk përmbajnë në vete qeliza amë. Qelizat amë, për shkak të fuqisë regjeneruese, luajnë rol kryesor në mirëmbajtjen e lëkurës me dukje të freskët rinore.
Ekstrakti i mollës zvicerrane fitohet me anë të një teknologjie speciale dhe përbëhet nga qelizat amë të mollës së rrallë zvicerrane. Studime të shumta tregojnë rezultate të sukseshme të mbrojtjes së qelizave amë të njerëzve me ndihmën e mollave të vjetra zvicerrane. Për këtë arsye kjo teknologji e qelizave amë të mollave të vjetra zvicerrane në vitin 2008 është shpërblyer me çmimin europian për inovacione kozmetike./kosovarja.ch/