19.2 C
Priština
More

    Si të krijoni varësi nga ushtrimet

    spot_imgspot_img

    Nëse ushtrimet ju paraqesin vështirësi, atëherë këto janë këshillat e duhura për ju. Me ndihmën e tyre as koha e trajnimit më nuk do të paraqesë bezdi.

    1. Zgjohuni herët

    Ushtroni me lehtësi

    Sipas disa studimeve, personat që ushtrojnë paradite janë më të diciplinuar dhe gjithmonë i kryejnë obligimet në kohë.

    Ajo që mund të paraqes problem për ju për të pas ushtrime me orar të rregullt janë obligimet e shumta, kështu që nëse ushtrojmë në orët e hershme të mëngjesit, sigurisht nuk do të dal asgjë që mund t’ju pengoj në realizimin e këtij qëllimi.

    Do ta keni të vështirë pak në fillim, por me kohë do të mësoheni me ushtrimet si pjesë e rutinës së ditës. Bëni gati alarmin, përgatitjet prej në mbrëmje dhe mos u vononi gjatë në krevat, dilni shpejt që aty. Ushtrimet çdoditore do t’ju ndihmojnë që ky proces t’ju kaloj në shprehi, dhe në të njejtën kohë do të jeni burim i pashtershëm energjie.

    2) Jepni vetes gjashtë javë për t’u mësuar

    Çdo fillim është i vështirë, por kini durim gjashtë javë. Kur të kalojë kjo kohë, trupi i juaj vet do të kërkoj ushtrimet të cilat do ta lehtësojnë, do t’i bëjnë më mirë sesa ju mund ta mendoni. Ekspertët thonë së mjafton të kalojnë 21 ditë për t’ju kaluar në shprehi, por pas 6 javëve do ta shihni edhe efektin e tyre në formën e trupit tuaj dhe gjithnjë e më shumë do t’ju shtohen motivet për të vazhduar.

    3) Bëjini ushtrimet të cilat ju pëlqejnë

    Duhet të provoni ushtrime nga më të ndryshmet derisa nuk i gjeni ato që ju përshtaten, të cilat ju vijnë si argëtim dhe e çlirojnë trupin tuaj.

    Mirë është që nganjëherë t’i përzieni ushtrimet, dhe t’i ndërroni shpesh, sepse kjo është e vetmja mënyrë që edhe më tej t’ju duket argëtuese vendi ku ushtroheni. Vetëm kështu ushtrimet nuk do t’i ndjeni si detyrim.

    4) Relaksojeni veten

    Gjeni nje fitnes klub në afërsi, ose park që e keni para shtëpisë dhe gjejeni një kohë kur ju e keni të lirë. Provoni që maksimalisht t’i eleminoni pengesat që ju dalin deri të forma e dëshiruar trupore dhe para se gjithash jeta e shëndosh.

    5) Paguani

    Për disa njerëz, ajo që më së miri funksionon është të paguaj anëtarësi për ushtrime në një fitness klub, sepse vëtëm ashtu do të mundohet t’ua nxjerr mundin parave.

    Për shumkënd nuk është mjaft motivuese të ushtrojnë në park, ose në shtëpi, dhe nuk e marrin seriozisht, sepse nuk paguajnë për këto lloj ushtrimesh. Nëse jeni edhe ju njëri nga këta, anëtarësohuni në një fitness klub ose paguani një trajnues privat dhe sigurisht do të motivoheni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...