Kur është koha që fëmiu juaj të ketë telefon mobil?

spot_imgspot_img

Ende nuk I ka mbushur 10 vjet, dhe kërkon që ti bleni një telefon mobil. Si të dini nëse duhet ta plotësoni këtë kërkesë? Dhe si t’ia spjegoni që duhet edhe pak të bëjë durim?

-Secila familje vendimin për të blerë një telefon mobil në kohën e duhur duhet ta bie në përputhshmëri me nevojat e veta. Për përdoprshmërinë e telefonit në parashkollor nuk ka arsyetim, derisa në klasën e katërt fillon të bëhet më e kapshme nevoja për te, dhe kjo si mjet sigurie për prindërit, thotë një psikologe shkolle, e dila ka shtuar se është me rëndësi që mos të teprohet në këtë aspekt ,në mënyrë që mos të vie deri tek izolimi i fëmiut.

Kur është koha e duhur?

Fëmiu juaj ka vetëm nëntë vjet, por kërkon telefon mobil me arsyetim se vëllai i tij i cili është 12 vjeç e ka një të tillë. Meqë fëmijët nuk janë të moshës së njëjtë, aktivitetet e tyre, zhvillimi dhe kërkesat janë të ndryshme. Është shumë normale që fëmiu më i vogël shpejton të rritet. Ai për këtë arsye kërkon që të ketë të njëjtat sende si vëllai apo motra më e madhe dhe të posedojë sendet që ata i kanë. Por kjo nuk do të thotë që prindërit duhet t’ia plotësojnë dëshirën. Përkundrazi! Nëse i refuzoni atë, do t’i bënit nder, sepse do t’i lejonit t’i përjetojë të gjitha fazat e fëmijërisë, duke mos e kaluar asnjërën nga to. Por si t’ia kumtoni vendimin tuaj?

Thjesht duhet t’ia spjegoni që edhe ai do ta ketë një të tillë kur të rritet edhe pak. Kalimi i disa klasave në shkollë fillore paraqet një botë të re. Pse atëherë këtë periudhë të mos e shënoni me një telefon mobil?  Kjo është edhe më e pagueshme nëse fëmiu ka obligime të reja, si për shembull të shkojë në shkollë me bus urban, apo të rrijë vetëm në shtëpi…

Mos mendoni që duhet fëmiut t’i blini telefon nëse ai i ka mbushur 11 vjet. Ju më së miri e dini kur është i pjekur për të pasur një të tillë. Nëse jeni të bindur që tani nuk duhet të ketë një telefon mobil, duhet t’ia spjegoni që një të tillë do ta ketë kur të bëhet më i përgjegjshëm.

Para se fëmijën ta lëshoni në botën e teknologjisë, duhet të mësojë këto në vijim: Fëmiu duhet të dijë që teknologjia ka kuptim nëse ka qëllim. Në klasën e katërt dhe të pestë telefoni mobil për fëmijët bëhet pjesë komunikimi me moshatarët e vet. Për këtë arsye duhet t’ia mësoni bontonin, thekson psikologu.

RREGULLAT

Kur e fitojnë telefonin, vendosini rregulla se kur guxojnë të thërrsain, për kredinë  e lejuar në të… Nëse i kalojnë këto caqe, vijon dënimi.

Internet të kufizuar

Telefoni i parë që do t’ia blini fëmiut duhet të ketë internet të kufizuar.

Telefoni mohon aktivitetet mentale, për këtë arsye nuk duhet ta përdorin tërë kohës. Për shkak të mesazheve, fëmijët e prishin shkrimin, andaj duhet t’i mësoni drejtshkrim.

Telefoni është edhe humbje kohe… Andaj duhet t’ua spjegoni që nuk mund të rrinë gjithë kohës me të në dorë. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.