1.6 C
Priština
More

    Si të jesh vetëm (single) dhe e lumtur?

    spot_imgspot_img

    A keni menduar ndonjëherë për të mirat dhe përparësitë që sjell jeta e vetme (single)?

    Të qenurit i vetëm në botën e sotme për dikë paraqet sfidë të madhe. Megjithatë, me kalimin e kohës kjo është bërë gjithnjë e më e vogël. Gjtihnjë e më shumë njerëz kuptojnë se partneritetin që kanë krijuar nuk është për to dhe se i kthehen jetës së tyre të beqarisë ( single) ose njoftimit me njerëz të ri. Të qenurit vetëm dhe pa partner nuk është asgjë e keqe, por është një  mundësi e madhe për të njohur veten, se çfarë doni dhe çfarë peshon rreth jush. Vetëm atëherë do të dini të jeni plotësisht të kënaqur me vetem, por edhe kur dashuria ju troketë derë.

    Më e mira që mund të bëni si një i vetmuarë të relaksoheni. Gjëja më e keqe është kur vazhdimisht jeni në panikë dhe kërkoni për të gjetur dikë, të synoni për një marrëdhënie, dashuri…Sigurisht, që të gjithë kemi nevojë për këtë, megjithatë asgjë nuk mund të ndodhë me forcë, vetëm atëherë kur më së paku e prisni atë. Duke qenë i vetëm, është mundësi e përsosur për të njohur veten dhe marrëdhëniet me veteveten – përshkak se vetëm atëherë me pjekuri ju saktësisht e dini se çfarë kërkoni në një marrëdhënie me dikë tjetër. Shikoni në këtë mënyrë: nëse juve iu duket e pakuptimtë për të kaluar kohën vetëm, atëherë pse duhet tjetërkush që të kalojë kohë të relaksuar me ju? Është e rëndësishme që të dini të kënaqeni dhe të kaloni kohë vetëm, e cila mund të na mesojë shumçka rreth nesh.

    Marrëdhënia me veten është po aq e rëndësishme sa edhe me partnerin. Bëhuni i kujdesshëm në të kuptuarit me veten si dhe mësoni si të komunikoni dhe dëgjoni zërat tuaj të brendshëm. Ndonjëherë, mënyra e vetme për ta realizuar këtë është që të qëndrosh vetëm (single).

    Jepni vetes një shansë – të jesh vetëm dhe i lumtur nuk është diçka që ndodh brenda natës. Sigurisht, do të vijë momenti kur ju do ndjeni pikëllimin, dëshirën për të qenë me dikë dhe për të kaluar kohë së bashku. Por, këto janë gjëra që kalojnë. Atëherë, është më mirë të mendoni  dhe të bëni diçka për veten, shfrytëzoni përparësitë që keni si një femër single. Dilni, shoqërohuni, organizoni mbrëmje nate, shikoni filma me shokë, me një fjalë, përjetoni gjëra që do ju disponojnë. Mos harroni, nëse dini të jeni mirë kështu vetëm atëherë do jeni edhe më të lumtur në lidhje. Për shembull, pse sot të mos mendoni diçka për të gatuar vetëm?

    A keni menduar të mësoni diçka të re? nëse mendoni se keni mjaft kohë të lirë, ndjekni ndonjë kurs ose seminar që keni qenë të interesuar që moti dhe merrni njohuri të reja. Kurrë nuk i dihet se kur mund t’ju nevoitet. Nuk e keni askënd i cili mund t’ju frenojë në diçka, pra mos ia bëni edhe ju vetës. Jepni vetes mundësinë për të dëgjuar zërin e brendshëm – ai gjithmonë flet mirë, dhe koha do të tregojë se çka me të vërtetë është e drejtë dhe se çka vlerësoni më shumë.

    Fokusohuni në atë që të bëheni personi më i mirë që mund të jetë. Vetëbesimi do të tërheq njerëzit dhe do të ndiheni shumë më mirë përshak se do të jeni të kënaqur. Mos u ankoni vazhdimisht në diçka, ajo çka duhet do të ndodhë. Merrni përsipër të realizoni vetëm atë që mundeni dhe që doni, të tjerat vijnë me kohë.

    Në fund të fundit, nëse shikojmë – ju jeni me fat. Jeni me fat për arsye se nuk i përkisni grupit të njerëzve që janë të sëmurë, të varfër dhe të uritur. Nëse mendoni se jeni të pakënaqur sepse jeni i vetëm, mendoni përsëri. Përpiquni të jeni optimist çdo ditë – kjo është një tipar që ndihmon gjithmonë, pa marrë parasysh nëse jeni i vetëm, i martuar, në një marrëdhënie apo i divorcuar. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...