Sa kohë zgjat pasioni i dashurisë?

spot_imgspot_img

Shkencëtaret italian kanë llogaritur se për sa kohë mund të jetojnë fluturat në barkun tonë kur ne biem në dashuri.

Shkenca moderne ka përparuar aq shumë saqë shkencëtarët tani janë në gjendje që të masin të gjitha segmentet e jetës sonë, madje edhe emocionet. Kështuqë, së fundmi shkencëtarët italian kanë llogaritur se sa kohë jetojnë fluturat në barkun tonë kur jemi të dashuruar. Për fat të keq,  vetëm një vit mund të zgjasin, pohuan rezultatet që u bënë në qendrën për kërkime molekulare në Universitetin italian të qytetit të Pavias.

Shkencëtarët e kësaj qendre kanë gjetur se është proteina Ngf si barometër shumë i saktë i dashurisë, e cila ndikon në zhvillimin, mbrojtjen dhe rigjenerimin e fijeve nervore. Duke u nisur nga ky zbulim, ekspertët italian kanë kryer një studim shumë interesant.

Ata kanë krahasuar nivelet e kësaj proteine në gjakun e 58 njerëzve të sapodashuruar mes moshës 18 deri 31 vjeç, me njerëzit që janë në marrëdhënie të qëndrueshme si dhe ata që janë vetëm.

Rezultatet e kësaj analize treguan qartë se është niveli i proteinës Ngf që gjendet më shumë në gjakun e personave të dashuruar. Por, kur e njejta analizë u krye pas një viti, studiuesit zbuluan se niveli i kësaj proteine është pothuajse i njejtë, që të mos themi identike me nivelin në gjak te personat e vetmuar apo ata të cilëve lidhja ka gjatë kohë që iu është futur në ujëra më të qetë. Për atë, shkencëtarët italian besojnë se kjo proteinë është fajtori kryesor për euforinë që ndjejmë dhe gjendjen e hareshme që na krijohet kur jemi në dashuri, gjithashtu edhe dridhjen e pazakontë të fluturave në barkun tonë kur ne shohim personin tonë të dashur. Për fat të keq, me anë të këtyre studimeve, ata treguan se këto flutura jetojnë vetëm brenda një viti. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Fëmijët në kursimin e energjisë në shtëpi

Ktheje kursimin e energjisë në lojë familjare: rutina të thjeshta, siguri nga kimikatet dhe ide praktike për hapësira që i ndihmojnë fëmijët të kujtohen vetë.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Shtreso me mençuri për klimën Kosovë–Zvicër: materiale që thajnë shpejt, izolim i lehtë dhe xhaketa të ajrosshme, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Shoqëria & familja: koha pa telefona

Si të vendosësh rregulla të thjeshta dhe aktivitete të gëzueshme pa telefona që sjellin familjen më afër, me udhëzime praktike nga Kosovarja.

Riparime të vogla që zgjasin rrobat – Trend

Riparime të thjeshta zgjasin jetën e rrobave dhe kursejnë buxhetin. Ja si t’i bësh në shtëpi dhe si t’i lidhësh me një garderobë kapsulë.