19.2 C
Priština
More

    Si te flasim me adoleshentët për drogën

    spot_imgspot_img

    Si prind është me rëndësi të kuptoni plotësisht faktet për drogën, bisedimi me adoleshentin tuaj rreth kësaj ­çështjeje e bën atë të ndjehet me vetbesim dhe rehatshëm për të bërë zgjidhjet e duhura.

    Është me rëndësi të flisni për drogën

    Shumica e të rinjve vijnë në kontakt me drogën, në një mënyrë apo në një tjetër. Jo të gjithë adoleshentët vendosin që të provojnë drogë, mirëpo edhe ata që e bëjnë këtë, zakonisht e bëjnë për shkak të nevojës të përshtaten, disa për rrebelim, të tjerët që të relaksohen apo ndoshta edhe për kurreshtje dhe për eksperimentim.

    Të rinjtë që mund të flasin lirshëm me prindërit e tyre kanë më pak prirje për përdorim të drogave sesa  ata pa këtë mundësi, dhe zakonisht presin të moshohen para se të bëjnë një zgjidhje të tillë dhe të eksperimentojnë. Familjet që kanë patur përvojë me alkool dhe drogë thojnë se nëse jeni të informuar për këto gjëra, mund të minimizoni dëmin që mund të bëhet nga droga dhe të identifikoni këto problem që nga fillimi i tyre.

    Kallum Xhejkobs nga FRANK thotë: “ të mund të flasësh me fëmijën tënd është çelësi i kufizimit të problemeve potenciale të shkaktuara nga droga, mirëpo shumë prindër nuk kanë mundësi të trajtojnë këtë temë sepse shumica prej tyre janë keq të informuar dhe të frikësuar se fëmija i tyre do të dijë më shumë për drogën sesa ata. Sidoqoftë, kjo është një çështje e rëndësishme për tu lënë anash, çdo prind duhet të kuptojë faktet për drogën që të ndjehen të aftë për të biseduar me fëmijët e tyre për ato”.

    Si të flasim me adoleshentët për drogën

    Family Lives në bashkëpunim me FRANK, japin disa këshilla se si të filloni bisedën e parë:

    1. Përgatituni

    Mendoni se për çfarë arsye dëshironi të bisedoni për këtë ­çështje,  ndoshta sepse fëmija juaj është në një moshë të caktuar apo sepse keni vërejtur disa ndryshime në sjellje- shembull, vajza apo djali juaj me orë të tëra rri mbyllur në dhomë apo kur del nuk kthehet në shtëpi për një kohë të gjatë? Sidoqoftë mos harroni se adoleshenca është një proces i ndërlikuar dhe jo gjithçka duhet t`ju asocojë në përdorim të drogës.

    Faza e ardhshme është të bëni kërkime dhe të mësoni faktet, shembull – ajeni kategorikisht kundër të gjithë llojeve të drogës apo e bëni dallimin mes kanabisit dhe heroinës?

    2. Duke biseduar: rri qetë dhe i hapur

    Inkurajoni një bisedë të hapur me pyetje përreth, krijoni kushtet që fëmija të ndjehet rehat dhe pa presion. Provoni të kuptoni se çfarë ndodh në jetën e adoleshentit tuaj dhe çka është më e rëndësishmja, dëgjoni se çfarë ka për të thënë.

    3. Sigurohuni se dialogu do të vazhdojë

    Nëse fëmija juaj ndjehet rehat pas bisedës së parë, sigurisht që do të vijë përsëri te ju më pyetje të tjera. Sigurohuni të jeni të lirë kur të ndodh kjo, por mos mendoni se duhet të prisni për të filluar ai bisedën.

    4. Qetësohuni

    Nëse mendoni se ekziston ndonjë problem dhe fëmija juaj rrefuzon të flase, rrini të qetë. Kuptoni se ka shumë arsye pse njerëzit përdorin drogë, disa e bëjnë për qejf, ndoshta droga e relakson atë dhe e mbush me energji apo është ndonjë fazë të cilën është duke e kaluar. Është me rëndësi të shpjegoni rreziqet e drogës dhe të lini derën hapur, edhepse nuk e aprovoni përdorimin e tyre.

    Alternativë e qejfit tek përdorimi i drogës është përdorimi për të ikur nga presioni, në shkollë apo në shtëpi.

    5. Bëhu mbështetje për fëmijën tuaj

    Xhejkobs sugjeron:” Gjëja më e mirë që një adoleshent duhet ta dijë është se ka ambient mbështetës. Nëse fëmija juaj e pranon përdorimin e drogës dhe ju i thoni se jeni kundër mirëpo e keni obligim t’i ndihmoni, ai sigurisht që do drejtohet tek ju e jo tek ndonjë shok”.

    6. Mos e fajësoni veten tuaj

    Mbajeni në mend se ju nuk jeni fajtor, përfundimisht fëmija juaj është përgjegjës për veprimet e tij. Nëse mendoni se nuk mund t`ia dilni vetë, mund të kërkoni ndihmë profesionale për të dy. Mos e vononi kërkesën e ndihmës, dhe kutpojeni se ndoshta duke e ndihmuar veten e ndihmoni fëmijën tuaj më mirë më pas.

    Xhejkobs thotë se prindi duhet ta kuptojë se kur përballet me përvojë të tillë duhet të drejtohet edhe tek personat e tjerë të familjes, dhe të afërmit që kanë patur eksperienca të ngjashme. Kërkimet tregojnë se të rinjtë që kanë zhvilluar probleme me drogën, me inkuadrimin dhe mbështetjen e familjes u është përmirësuar shëndeti dhe aftësia që të kontrollojnë shprehinë e drogës./kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...