Adoleshenti juaj është me humor të rëndë? Nëse qesheni atëherë jeni prind i vërtetë! Shumë prindër ankohen për ndryshimet e shpejta të disponimit tek adoleshentët e tyre. Janë disa arsye të forta pse fëmija juaj është me humor të rëndë – dhe fajtor nuk janë vetëm hormonet.
Adoleshentët me humor të rëndë dhe ndryshimet e trurit të tyre
Para përdorimit të MRI( rezonancë magnetike), ka qenë e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh brenda trurit të adoleshentit. Tani mund të shohim zhvillimin e strukturës së trurit me ndihmën e MRI.
Ajo çfarë dimë është se truri i adoleshentit ndryshon me shpejtësi sapo të fillojë puberteti. Korteksi paraballor i trurit është pjesa ku rregullohen sjelljet e komplikuara- sjellja e vendimeve komplekse, shprehja e personalitetit, interaksionet sociale e tj. Kjo pjesë e trurit ka një “rilindje” të vogël gjatë pubertetit. Lidhjet ndërmjet këtyre qelizave të trurit ndodhin në norma të larta, përderisa gjatë fëmijërisë kanë pushuar. Truri i adoleshentit rrit sasinë e përbërjes së bardhë në pjesë të caktuara të trurit, këto pjesë të trurit rregullojnë procese të ndryshme si arsyetimi, gjykimi dhe kontrolli i impulseve.
Çfarë do të thotë gjithë kjo rritje dhe ndryshim i trurit? Është vështirë të thuhet, mirëpo rënia e disponimit tek disa adoleshentë mund të lidhet me këto ndryshime. Pasiqë kanë kontroll të dobët të impulseve, veprojnë para se të mendojnë.
Hormonet dhe humori i rëndë i adoleshentit tuaj
Hormone luajnë rol të rëndësishëm në disponimin, mirëpo ndoshta nuk keni të bëni me problem të hormoneve. Është menduar se hormone seksuale (estrogen dhe testosterone) ndikojnë në trurin e adoleshentit, duke ndikuar në disponimin e tijsaj. Çdo femër me sindromë para-menstruale mund të konfirmojë ndikimin e fuqishëm të hormoneve ndaj disponimit. Mirëpo, nuk janë vetëm hormone shkaktarë të ndryshimittë disponimit.
Kërkimet e reja tregojnë se hormonet të cilat i qetësojnë të rriturit, tek adoleshentët shkaktojnë ankth. Një hormone i quajtur THP lirohet në organizmin tonë gjatë momenteve të stresit,përderisa tek të rriturit ky hormon ka rol qetësues tek adoleshentët shkakton ankth. Ky reaksion i THP ka tendencë të eliminohet përgjatë kalimit në pjekuri, me mundësinë të kontribojë më rrallë gjatë episodave të stresit.
Disponim i keq apo Depresion?
Prindët shpesh pyesin se çka është disponim normal i rëndë dhe çfarë është depresion. Rregull e pashkruar është nëse disponimi i rëndë nuk zgjat atëherë është normal. Nëse adoleshenti juaj ka patur natë të keqe dhe është irrituar, mirëpo është mirë përgjatë javës, atëherë është prishje e përkohshme e disponimit. Depresioni ka edhe tjera shqetësime përveç disponimit të keq, mund të shoqërohet me humbje apo rritje të peshës, parregullsi të gjumit, tërheqje nga familjarët dhe shoqëria apo mendime për vetëvrasje.
Nëse jeni duke u brengosur për sjelljet e fëmijës suaj atëherë bëni një thirrje pediatrit apo mjekut familjar. Nëse fëmija juaj është me humor të rënduar atëherë mos u brengosni, sapo që truri i adoleshentit të piqet edhe humori do të kthehet në normale. Keni durim!/kosovarja.ch/