3 C
Priština
More

    Si ta zbulojmë manipulimin me lajka?

    spot_imgspot_img

    Lajkatimi është një formë e manipulimit verbal (këtu nuk bëhet fjalë për kompliment të sinqertë, por fjalët e mëdha të „lavdërimit“ zgjedhen qëllimisht, që të ndikojnë në sjelljen e dikujt dhe personit t’i sjellë një lloj përfitimi).

    Lajkatimi mund të paraqitet në forma të ndryshme të komunikimit, varësisht nga lloji i marrëdhënies dhe përfitimit që dëshiron të arrijë pala tjetër.

    Këtu janë disa shembuj nga komunikimi i përditshëm:

    • „Vesa, ju jeni një vajzë e zgjuar …“
    • „Jon, ju jeni i arsimuar, djalosh inteligjent …“
    • „Don, ju jeni njeri në moshë, keni përvojë të madhe të jetës …“

    Pas një hyrje (parathënie) në të cilën është „ngritur“ egoja jonë, vazhdon pjesa tjetër e fjalisë, me të cilën bashkëbiseduesi na shtyn të themi atë që ai dëshiron të dëgjojë:

    • „… më thuaj … a është kështu se …“
    • „… a kam të drejtë kur them se …“
    • „… jeni dakord me mua për këtë …“

    Meqë ne duam të „demonstrojmë“ dhe „dëshmojmë“ se jemi vërtetë; vajzë e zgjuar, i edukuar, djalosh inteligjent apo një njeri me përvojë, ne do të jemi „verbërisht“ dakord me çdo deklaratë pas hyrjes „me lajka“. Mençuri, apo jo?

    Ose …

    • „Ti je djali më i mirë në botë !!!“

    Pas kësaj deklarate pason „lutja“ apo kërkesa:

    • „Do të vish me mua në atë party?“
    • „Nuk do të dalësh më pa mua?“
    • „Do ta kalojmë këtë fundjavë së bashku, apo jo? Nuk do të punosh më në atë prezantimin?“

    Djali më i mirë tani me shumë gjasa do të thotë „PO“ për çdo gjë që e pyet vajza (sepse është djali “më i mirë“!).

    Ose …

    • „Lara, ti je mikeshë e shkëlqyer, unë nuk e di çka do të bëja pa ty, ti je gjithmonë aty për mua“

    Pas kësaj deklarate pason ndonjë kërkesë për të cilën personit në fjalë i nevojitet mikesha „më e mirë“ e cila nuk do ta refuzojë, sepse ajo është GJITHMONË aty për të:

    • „A mund të kujdesesh për fëmijën / të më huazosh ca para / të kalojmë natën së bashku (e dini sa jamë e vetmuar pas largimit të dashurit tim? …)“

    Ose …

    • „Ti je mikpritësi më i mirë, nuk ka të tillë. Te ti tavolina është gjithmonë e mbushur me ushqimet dhe pijet më të mira dhe festohet deri në agim …“ („Mikpritësi më i mirë“ nga kjo ditë do të përpiqet ‘me mish e me shpirtë’ që ne kur të shkojmë, tavolina të jetë gjithmonë e mbushur, kurse gotat kurrë të zbrazura, për të ruajtur statusin e mikpritësit më të mirë. Natyrisht, asnjëherë nuk na bën me dije se është koha për të shkuar, meqë është tepër vonë dhe kemi pirë shumë, sepse … te ai festohet deri në agim).

    Jo të gjithë njerëzit janë të prirur për lajka dhe për këtë është e rëndësishme që me mençuri të dallojmë marrëdhëniet parazitare nga ato të sinqerta.

    Lajkatarët janë kryesisht „të fortë“ vetëm me fjalë. Nëse dyshoni për komplimentet që keni marrë se a janë vërtetë të sinqertë, pyeteni veten:

    • A i ka thënë personi vetëm një herë “nga zemra”: apo i përsërit shumë shpesh (sidomos para se t’i „duhet“ diçka)?
    • A ju thotë i njëjti person ndonjëherë edhe gjërat që nuk ju pëlqejnë t’i dëgjoni apo të ju bëjë kritikë të sinqertë dhe konstruktive?
    • A po „flet në ajër” personi, apo ajo që thot është konkrete?

    Fjalët si „mikpritësi më i mirë“, „djali më i mirë në botë“, „mikesha më e mirë“ kanë një kuptim të gjërë. Personi i cili është i sinqertë shumë shpesh do të theksojë se çfarë është ajo që e ka prekur, apo atë që e çmon te ju:

    • „Vërtetë e çmoj që po kujdesesh për fëmijën tim kur punoj jashtë orarit / që po ujit lulet kur jam në pushime / që po më duron me orë të tëra në telefon që kur më la i dashuri … Nuk do ta harroj kurrë këtë“.
    • „Unë e di se jam mysafir “i rëndë”, kurse ti gjithnjë përpiqesh të pregatisësh ndonjë ushqim pa gluten për mua, edhe pse asnjë prej familjes tuaj nuk e pëlqen atë për të ngrënë. Vërtetë e çmoj angazhimin tuaj të madh“.

    Pyeteni veten nëse personi që ju lavdëron si mikeshën, mikpritësin, apo djalin/vajzën më të mirë a është për ju? A përpiqet ai që të ju dëgjojë, të ju mirëpresë, dashurojë dhe të ju bëjë të lumtur ashtu siç bëni ju për të?

    Personi i cili me të vërtetë na çmon dhe respekton, do ta shfaqë këtë me veprimet e tij, ndonjëherë edhe pa fjalë të mëdha „lavdërimi“. Ndoshta nuk na „rrah shpinën“ shpesh dhe të na ngritë egon me komplimentet „më të mira“, por do të na gjendet kur kemi nevojë për të dhe dëshiron të jetë versioni më i mirë i vetes pranë nesh.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...