19.2 C
Priština
More

    Si ta vendosni foshnjën në pozitë më të volitshme për lindje

    spot_imgspot_img

    Shumica e foshnjeve janë të vendosura në pozitën e përshtatshme për lindje, por ekzistojnë raste të shumta ku fryti nuk është në pozitën e volitshme për lindje.

    Lindja është gjtihmonë më e shkurtër dhe më e lehtë kur foshnja është e vendosur në pozitën me kokë poshtë, fytyrë të kthyer kah legeni (ashti i pelvikut të gruas) dhe shpina e frytit në anën e majtë të murit të barkut të n

    ënës. Kjo pozitë e vendosjes quhet pozita e parë ku përqindja më e madhe e lindjeve haset në këtë pozitë.

    Me rastin e aktit të lindjes foshnja do të zbresë në pjesën e legenit të gruas ku fillon dhe zgjerimi i qafës së mitrës, foshnja vendoset me kokë te poshtë në pozitën më të gjërë të legenit të gruas. Pjesa e pasme e kokes së foshnjës lehtë e kalon ashtin pubik dhe me fytyrë kalon bazën e vaginës (perineumin).

    Periudha e nxjerrjes së frytit fillon prej momentit të zgjerimit të plotë të grykës së jashtme të mitrës dhe përfundon me nxjerrjen e frytit përkatësisht me lindjen e femijës.

    Pse është lindja më e lehtë kur foshnja është në këtë pozitë?

    Koka e foshnjës bën shtypje në qafën e mitrës gjatë kohës së kontrakcioneve. Gjatë kontrakcioneve vie deri tek zgjerimi i qafës së mitrës (cerviksit) dhe në të njejtën kohë tajiten hormone të nevojshme për të shkaktuar lindjen. Gjatë aktit të lindjës pjesa më e vogël e kokës kalon e para (paramendoni të vishni një fanellë të ngushtë ku me veshtirësi e kaloni kokën nëpër vrimë).

    Pozitat e pa përshtatshme

    Një në dhjetë foshnje janë të vendosur në pozitë laterale gjë që vështirëson lindjen, sepse foshnja gjatë aktit të lindjes paraprin me fytyrë, gjegjësisht me mjekërr ku diametri i kokës është më i madh se sa vet ashti i pelvikut të gruas.

    Foshnjat mund të vendosen në pozitë të vështirë për disa arsye. Një prej tyre është forma e legenit. Gratë mund të kenë legen oval ose të rrumbullakët ose legen të gjërë në formë të zemrës. Nëse pelviku nuk është në formë standarde, atëherë pozita më e përshtatshme për lindje është pozicioni lateral.

    Në periudhën e dytë të lindjes, gjatë kalimit të frytit nëpër rrugët e lindjes, mund të paraqiten, jo vetëm lëndime të frytit, por edhe dëmtime tek nëna, në rradhë të parë lëndimi i pjesës së butë dhe të fortë të kanaleve të lindjes. Kjo ndodh shpeshherë nëqoftëse ekziston disproporcioni midis frytit dhe rrugëve të lindjes. Mund të paraqiten dëmtime të fshikëzës së urinës, thyerje të eshtrave të legenit, çarje të qafës së mitrës, vaginës dhe bazës (perineumit).

    Çfarë duhet të bëni?

    Sigurisht që nuk duhet të shqetësoheni, duhet të keni parasysh se foshnja lëviz disa herë gjatë shtatëzënisë dhe në të shumtën e rasteve janë në pozitë ideale. Nëse mjeku vërteton se foshnja nuk është në pozitën e duhur për lindje, ai do t’ju propozojë për një intervenim me prerje cezariane.

    Ju mundeni edhe vet të përpiqeni që të përcaktoni se në cilën pozitë është foshnja juaj, veçanërisht nëse shpesh ndjeni lëvizjet e tij/saj. Do t’ju nevoitet më shumë përqëndrim dhe vëmendje, por ju mund ta bëni atë.

    Pozicionin e përcaktoni në mënyrë që ju shtriheni dhe zgjasni këmbët tuaja. Nëqoftëse kjo është në pozitën e parë, në një anë të barkut do të ndjeni rëndesë dhe goditje nën brinjë. Në pjesën e pasme të pozitës së foshnjës, barku juaj duket i sheshtë dhe i butë në prekje, ndërsa foshnja godet përpara në pjesën e mesme të barkut tuaj.

    Ka disa udhëzime për të vendosur foshnjen në pozitën e duhur. Për fillim mos lejoni të jeni përtace, mos e kaloni kohën tuaj duke qëndruar në shtrat por bëni ushtrime të lehta të pakten dy herë në javë. Më mirë është të uleni në një top pilates se sa në një kolltuk të rehatshëm si dhe të bëni shëtitje më shumë në natyrë dhe ajër të pastër.

    Çka tjetër të provoni

    Pozita “pastrim i dyshemesë”. Nëse “zvarriteni” në të katër këmbët mund të ndihmojë foshnjen tuaj të zhvendoset në pozitën ideale për lindje (konsultohuni me mjekun tuaj për ushtrimet në fjalë).

    Nëse punoni në kompjuter dhe në të shumten e rasteve qëndroni ulur, në punën tuaj mundohuni të praktikoni pushime më të shpeshta dhe të praktikoni lëvizje gjatë pauzave. Në ulëset e veturës vendosni jastëk për të ngritur të pasmet në pozitë të drejtë. Disa studime kanë treguar se nëqoftëse përkuleni në katër këmbë të lakuara përpara (si një mace ) dhe duke bërë ushtrime të veçanta për pozitë më të mirë për foshnjen përgjatë dhjetë minutave dy herë në ditë do të arrini rezultate të shkëlqyera.

    Për fat të keq, kjo nuk do të thotë se fëmija do të qëndrojë në pozitën e duhur deri përpara lindjes. Megjithatë, ju mund të pushoni më shumë gjatë natës dhe ditën të jeni sa më aktiv dhe me pozicion të volitshëm ku sulmet e kontrakcioneve të kalohen më lehtë; ushqehuni shëndetshëm dhe mundohuni të jeni sa më të qetë dhe me më pak strese. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...