Dr. Oz këshillon se si t’i largoni vijat e mbetura në lëkurë

spot_imgspot_img

Mjeku dhe personaliteti shume i popullarizuar televiziv Mehmet Oz ofron tri zgjidhje për linjat që mbeten gjatë tërheqjes së lëkurës, të cilat mund t’i praktoni edhe në kushte shtëpiake

Ashtu si rrudhat dhe celuliti, linjat apo shenjat shtrirëse në lëkurë, i përkasin grupit të tradhëtarëve më të urryer të bukurisë femërore. Është shumë vështirë, madje edhe e pamundur, që të mos prekemi nga këto pjesë të padëshiruara të trupit. Ajo që ne mund të bëjmë është të zvogëlojmë numrin e paraqitjes së tyre dhe të parandalojmë zgjerimin e shenjave nëpër trup.

Linjat shtrirëse në lëkurë paraqiten si rezultat i tërheqjes së mënjëhershme të lëkurës me ç’rast shkakton dëmtimin e indit lidhor. Kjo mund të jetë zhvillimi i shpejtë gjatë pubertetit, ndryshimet në rritje, humbja e kilogramëve për një periudhë të shkurtër si dhe gjatë shtatëzënisë.

Kur shtresa e mesme e lëkurës shtrihet me shpejtësi, vjen deri tek ulja e elasticitetit si rezultat i fibrave të thyer. Kjo shkakton linjat e shëmtuara në lëkurën e trupit të cilat mund të jenë ngjyrë rozë, të kuqe dhe të bardhë, varësisht nga kohëzgjatja e formimit të tyre. Më së shpeshti paraqiten në vithe, bark dhe gjoks. Vlen të theksohet se këto linja asnjëherë nuk zhduken plotësisht, por ato mund t’i kurojmë që sa më pak të duken.

Mjeku popullor Mehmet Oz ka propozuar tri zgjidhje për eliminimin e këtyre linjave:

1. LOSION ME VITAMINË C

Duket shumë e thjeshtë por merrni losion që përmban vitaminë C. Ai në fakt lehtëson formimin e kolagjenit, dhe i ndihmon lëkurës të rikthejë elasticitetin e humbur duke i bërë këto linja sa më pak të dukshme. Në pjesët ku keni shenja, aplikone losionin dy herë gjatë ditës: në mëngjes dhe pasdite.

2. KREM RETINOL

Kremi retinol jepet me recetë dhe është i përshtatshëm për të freskuar linjat e errëta në lëkurë. Retinoidi është një formë e veçantë e vitaminës A, dhe është një krem shumë i fuqishëm. Mund ta përdorni për 12 javë rresht për të parë ndryshimet dhe rezultatet pozitive. Është një krem relativisht i shtrenjtë por që paraqitet si alternative shumë efikase.

3. MIKRODERMOABRAZION

Mikrodermoabrazioni është një eksfoliant që mundëson lustrimin e lëkurës duke eliminuar qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, shenjat nga aknet, njolla të ndryshme me pigment si dhe rrudha të thella. Dr. Oz rekomandon këtë trajtim duke siguruar përmirësim dhe ndriçim të lëkurës. Mikrodermoabrazioni është teknikë që aplikohet pa dhimbje ndërsa efektet e saj janë shumë fitimprurëse. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.

Dashuria dhe intimiteti: këshilla praktike

Tri hapa të zbatueshëm për më shumë afërsi: fol hapur për dëshirën dhe kufijtë, krijo rituale të shkurtra pa telefona dhe kërko ndihmë kur diçka s’funksionon.

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Rroba që zgjasin për familjen

Si të zgjedhësh materiale që zgjasin dhe t’i mirëmbash rrobat për një gardërobë familjare funksionale, me hapa të thjeshtë që kursejnë buxhetin dhe kohën.