Si ta ndërtojmë stilin personal- Këshilla nga redaktorja e Vogue, Anna Wintour

Femra me e fuqishme ne industrinë e modës, redaktorja e Vogue Anna Wintour, ka dhëne disa këshilla se si gjithmonë te jeni elegante dhe si ta ndertoni stilin tuaj personal. Stil personal është, për fat të keq, diçka që prej kohësh nuk ka rëndësi, shumica e femrave kopjojnë femrat e tjera, dhe modeli i modës kuptohet fjalë për fjalë, gjë që shkakton gabime në veshje.

1. Këshilla numër një- eleganca, gjithmonë, çka do qe vishni duhet ta bëni atë me elegance, apo me fjale te tjera, duhet te dini ta mbani atë. Eleganca nuk është ajo çka keni veshur, por jeni ju. Nëse nuk dini ta mbani atë, edhe fustani me i shtrenjtë mund te duket lire.

2. Vishuni ne pajtim me vitet e juaja. Sipas Annas, kur kaloni te katërdhjetat, duhet te keni kujdes për vitet e juaja, nuk guxoni qe te bëni eksperimente te cilat nuk janë ne pajtim me moshën tuaj. Por gjithashtu nuk duhet te shendoheni ne fermer te cilës moda nuk i intereson , përcillni trendët duke i përshtat ato juve.

3. Kohë pas kohe freskoni gardërobën tuaj dhe ndryshoni mënyrën e veshjes. Nëse zakonisht vishni fustana, kohe pas kohe mbani pantallona, ashtu njerëzit nuk do te mendojnë se gjithmonë visheni njësoj. Nëse ju pëlqen klasikja, freskojeni me trendi detaje. Gardëroba juaj është baze, detajet janë ajo se çka e bon gardërobën tuaj ndryshe, e stilin tuaj personal.

4. Trendët vazhdimisht ndryshojnë, dhe femrat mundohet ti ndjekin ato, por këshilla e Annas është- nuk duhet ti nënshtroheni trendëve te modës. Nuk është gjithçka për juve, nuk do te ju rin mire. Duhet trendin ta adaptoni vetes, jo veten trendit. Duhet ta respektoni vendin ku gjendeni dhe te bëni dallime me mes zyrës dhe restorantit.

5. Gjithmonë jeni e rregullt, flokët duhet te jene te pasteta, make up-i varet nga koha dhe rasti, teshat duhet te jene ne rregull dhe te pastra. Sa do qe dita te jete e vështire kjo nuk duhet te vërehet tek femra.

6. Ndërtoni stilin tuaj. Mund te keni nje model, por nuk guxoni te jeni kopje. Ju duhet te keni rregullat e juaja te modës, dikush mund te ju shërben si model dhe inspirim, por ju duhet ta keni stilin tuaj personal.

7. Aksesori te cilin çdo femër duhet ta ketë ne qante janë syzet. Anna mendon se ato janë detaj i cili mund ta ndryshon pamjen tuaj ne sekondë, ti fsheh shenjat e lodhjes.

8.. Dhe ne fund- eksperimentoni, por me mase, duhet te jeni besnike stilit tuaj. Mund te eksperimentoni me modelet, stilet, trendët, por gjithmonë duhet te vërehet stili juaj personal, mos ja lejoni vetes qe te dukeni si person komplet ndryshe, do te duket qe vërtet dëshironi te jeni dikush tjetër.

9. Këshilla me e rëndësishme- keni kujdes me sjelljen tuaj. Duhet te jeni femërore, dhe këtu nuk ka rendësi se çka keni veshur, fustanin me elegant apo xhinse dhe t-shirt.

Siç e shihni, këshillat e Annas janë te njëjta si ato te nenave tona,jeni unike, te rregullta, silluni ne pajtim me moshën tuaj, jeni femërore. Ne këto këshilla nuk ka asnjë- blini fustan te ndonjë brendi te njohur, çante te shtrenjte… “ Brend“ jeni ju, çka do qe keni veshur. Ju e mbani gardërobën, jo ajo juve.

kosovarja.ch