Çfarë mund të bëni falas në Paris dhe në Londër?

Pasi që Parisi dhe Londra janë në mesin e qyteteve më të shtrenjta në botë, ne kemi zgjedhur disa atraksione të cilat mund ti shihni në kryeqytetin e Francës dhe Anglisë pa pagesë (falas). Prandaj është dëm nëse nuk do ti vizitonit!  

Parisi

Parisi ka shumë fytyra – është qyteti i dashurisë, kryeqyteti i modës dhe parajsë letrare. Edhe pse biletat për muzeume mund të jenë shumë shpesh mjaft të shtrenjta, darka të bukura të paarritshme nëpër restaurante për shumë njerëz, kryeqyteti francez ka edhe përmbajtje pa pagesë.

Ja disa nga gjërat e bukura të cilat mund ti shfrytëzoni në kohë dhe vende të caktuara. Hyrjet nëpër disa muze të ndryshëm janë pa pagesë në çdo kohë, ndërsa të tjerët, duke përfshirë Luvrin dhe Muzeun Dorsej ofrojnë hyrje pa pagesë në çdo të dielën e parë të muajit.

Në bregun e djathtë të Seine, midis Kullës së Eifelit dhe Shkollës Ushtarake, ndodhet zonë e gjelbër publike, më e madhja në Paris, zona e Marsit. Ky park i bukur është emëruar sipas modelit romak të Marcius Campus, që do të thotë Fusha e Marsit. Rruga Mufetar është një nga rrugët më të vjetra dhe më të rëndësishme të Parisit, e pasur me restorante të shumta, dyqane, kafene, etj. Koha e duhur për të vizituar këtë pjesë të Parisit është dita e shtunë, sepse atëherë hapet një treg i madh i ushqimit. Mos e humbasni akulloren e rrugës.

Londra

Në Londër duhet patjetër të vizitoni çudirën neo-gotike të Shekullit 19 – Westminster Palace. Bëjeni një shëtitje në Portobello Road, vizitoni Institutin Britanik të Filmit „Media Center“ i cili ka katër kinema (të cilët nuk janë falas) dhe një pjesë argëtuese ku ju mund të eksploroni arkivat e tyre filmike dhe të shikoni filma gratis. Ndër atraksionet kryesore është Muzeu Britanik, ku hyrja është plotësisht falas.

Ja disa atraksione për  të cilët nuk paguani hyrje:

  • Hyrja në katedralen e Notre Dame është falas, dhe në qoftë se përtoni të prisni në radhë, mund të shikoni nga brigjet e Seine.
  • Edhe pse në shikim të parë duket një vend i pazakontë, varrezat e Pere Lasez është një vend që ju duhet të vizitoni në qoftë se ju pëlqen Balzac dhe Proust, apo Oscar Wilde. Në këtë varrezë është Jim Morrison i varrosur.
  • Kisha Sakr Kur, në të cilin park është xhiruar filmi i njohur „Fati i pabesueshëm i Amelie Poulain“, i ka kambanat kishtare më të rënda në botë.
  • Muzeu i Artit Modern i Parisit fsheh kryeveprat të Pablo Picasso, Raul Difija, George Ruoa. Deri tek ai mund të arrijmë me metro numër 9.
  • Në galerinë Kombëtare në Londër, biletë nuk paguani. Veprat e piktorëve të famshëm Monet, Van Gogh, Rembrandt, do t’ju lëjnë pafrymë.
  • Hajd Park i famshëm në të cilin janë disa liqene si dhe i famshmi Kensington Palace, ku jetoi Princesha Diana. Qetësi e cicërima të zogjëve në mes të qendrës së qytetit.
  • Notting Hill dhe Kensington – duhet patjetër të vizitoni rrugët kryesore dhe sheshet, të bëni një shëtitje në mënyrë që të ndjeni frymën autentike të Londrës.

kosovarja.ch