Si ta largojmë aromën e keqe nga atletet?

spot_imgspot_img

Përderisa vocërraku juaj as verës nuk “del” nga atletet e veta, jemi të bindur që era që përhapet prej tyre nuk është aspak e dëshirueshme. Ne ju rekomandojmë të bëni freskues për atletet, shumë thjesht dhe shpejt.

Soda bikarboni është thithësi më i mirë i erërave të këqia, në frigorifer e në vende të tjera të shtëpisë, ndërsa ju mund ta shfrytëzoni për të bërë freskues për atletet.

Ajo që ju duhet për freskuesit janë dy corape të vjetra, 400 g sodë bikarboni dhe 30-40 pika vaj eterik sipas dëshirës.

Në sodën bikarbone shtojeni vajin eterik (kombinimet më të mira janë rozëmarina dhe minti, por ju mund ta kombinoni sipas dëshirës.), të gjitha këto përzijini mirë dhe atë përzierje derdheni mbi corapet e vjetra. Keni kujdes që corapet të mos kenë ndonjë vrimë që soda të mos dalë në atlete.

Corapet e mbushura me sodë bikarbone lërini përgjatë natës në atletet që kundërmojnë dhe deri në mëngjesë do të dalë era e keqe prej tyre dhe do të mbetet vetëm aroma e ashpër e vajit eterik.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në distancë: mbani afërsinë

Afërsia në distancë është e mundur kur kufijtë janë të qartë, komunikimi i hapur dhe ritualet intime të qëndrueshme. Ja si ta mbash ndjenjën gjallë.

Veshmbathje praktike për motin ndryshueshëm

Një udhërrëfyes i thjeshtë për shtresa dhe materiale që punojnë nga mëngjesi në mbrëmje, mes Kosovës dhe Zvicrës, me organizim të mençur familjar.

Rutina pas-shkollore për fëmijën tuaj

Një plan i thjeshtë pas-shkolle që balancon detyrat, lojën, pushimin dhe komunikimin, me ide praktike për ushqim dhe organizim për familjet shqiptare.

Flokët: organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik për të ndarë produktet e flokëve, për t’i ruajtur me higjienë dhe për të menaxhuar afatet — me hapa të thjeshtë për ditë të zëna.