A keni menduar për pastrimin e lavatriçes? A ju duket se gjithçka është në rregull me të? Mendoni edhe njëherë!

Sipas një hulumtimi, afro 25 përqind e lavatriçeve mbajnë bakterje fekale nga rrobet tona. Kuptohet, nuk ka nevojë që të bëni panikë – thjesht mund ta dezinfektoni dhe ta pastroni lavatriçen – vetëm me disa veprime.

Rekomandohet që çdoherë në disa muaj të pastroni lavatriçen dhe jo vetëm pjesën e brendshme, por edhe pjesët anësore, derën, gomën, si dhe enën për detergjent. Por, më e rëndësishmja është të pastroni daullen (centrifugën).

Pjesët e lavatriçes

Gomën pastrojeni me ndihmën e një lecke që më parë e keni zhytur në uthull. Kujdes që më parë të hiqni pluhurin dhe mykun, nëse janë shfaqur. Enën në të cilën hudhet detergjenti dhe zbutësi për rrobe, nëse keni mundësi hiqne dhe pastrojeni me ujë të vakët. Mëpastaj thajeni para se ta ktheni në vendin e vet. Ju këshillojmë që pasi ta pastroni derën e lavatriçes, ta lini të hapur për një kohë.

Daullja (centrifuga)

Mund ta pastroni me uthull ose sode bikarboni ose me lëngun e limonit. Së pari kontrolloni se a ka ngelur ndonjë rrobë brenda, ndoshta ndonjë çorapë, dhe zbrazeni. Në enën për detergjent rrobesh hedhni dy lugë sode bikarboni dhe gjysëm gote uthull të destiluar. Mbyllne enën dhe derën e lavatriçes. Vëne rregulluesin e temperaturës në temperaturën më të lartë dhe zgjidhni ciklin më të gjatë të larjes që ekziston në lavatriçen tuaj.

Lëreni lavatriçen që të punojë deri në fund të ciklit të pastrimit, soda bikarbone dhe uthulla do ta pastrojnë dhe dezinfektojnë në tërësi pjesën e brendshme të lavatriçes.

Në vend të uthullës, në enën për detergjent mund të hedhni edhe një gotë deri një e gjysëm gote me lëng limoni. Në këtë mënyrë do ta dezinfektoni lavatriçen, të hiqni aromat e pakëndëshme dhe pluhurin e mbetur. Kjo mënyrë do të jetë veçanarisht e dobishme nëse këni problem me ndryshkun.

Procesin e pastrimit bëjeni në çdo tre muaj ose më shpesh, në rast se shpesh lani rrobe pune të përlyera ose të yndyrshme.

Nëse rrobet tuaja pas larjes mbajnë aromë lagështire, ka mundësi që lavatriçja të ketë problem. Që të hiqni atë aromë, mund t’ju ndihmojë vaji i karafilit. Hudhni 10 pika në centrifugë dhe lene lavatriçen të bëjë një cikël të plotë të pastrimit në temperaturën më të lartë.

kosovarja.ch