Sytë janë pasqyrë e shpirtit! Kjo thënie është shumë e qëlluar dhe e besueshme. Ne mund të mësojmë shumë gjëra për një femër apo mashkull përmes syve të tyre. Shpeshherë nuk jemi as të vetëdijshëm se përmes syve mund të shprehim atë që ndjejmë. Mark, një burrë tridhjetë e pesë vjeçar, vuan nga simptomat e ankthit dhe depresionit, i cili ka frikë të dal nga shtëpia nga frika se njerëzit përmes syve të tij mund të dallojnë gjendjen depresive.

Përmes syve mund të shprehim ndonjë porosi, pa pasur nevojën të flasim aspak. Përmes syve mund të qeshim, por edhe të përlotemi. Sytë janë një mjet shumë i fuqishëm, mund të zbulojnë një gamë të tërë të emocioneve, duke filluar nga dashuria e deri tek urrejtja.

Jo vetëm sytë, por edhe organet tjera mund të reflektojnë emocione. Ajo çfarë ne ndjejmë pasqyrohet në trupin tonë. Kur jemi të zemëruar, marrim frymë shpejtë, kur jemi të frikësuar marrim frymë thellë dhe shpejtë si dhe na dridhet trupi. Emocionet e shëndetshme pulsojnë në trupin tonë, poashtu edhe ato jo të shëndetshme, rrjedha e tyre varet kryesisht nga mendimet tuaja.

E vërteta është se nëse njerëzit e shikojnë nga afër Markun, mund të njohin dhembjen në sytë e tij, por ai nuk duhet ta dijë atë pikëllim apo trishtim, sepse kjo e bën më të dobët dhe nuk është qëllim-mirë. Ideja është se ju duhet të keni përballë një partner i cili nuk ju gjykon për emocionet e këqija, depresionin, zhgënjimin, vuajtjen.

Ku “gatuhen” emocionet? Ato ndodhen në një “tenxhere” të quajtur tru, në të cilin hedhim nga një lugë të sjelljeve specifike për veten, njerëzit, objektet, situatat dhe dukuritë. Ka njerëz që gjatë gjithë jetës hedhin lugë me gatim djegës apo pikant. Ata të cilët servojnë depresionin në pjatë pothuajse çdo ditë. Për atë person të cilin e shohim shpesh në gjendje apatie, në emocione trishtuese mund të konsiderojmë se ka një natyrë të tillë, për shkak se vetëm aq e njohim. Në një kontekst tjetër, ne mendojmë se ky person është vazhdimisht në depresion për shkak të situatës që e bën të ndjehet në këtë mënyrë. Nëse ne ndjehemi të zemëruar apo në depresion, jemi të prirur të besojmë se dikush tjetër është përgjegjës për qenien tonë. Sa më shumë që të zemërohemi, ia atribuojmë tjetërkujt këto ndjenja. A do të thotë kjo se emocionet grumbullohen? Kjo nënkupton se ju mendoni gjëra pavlerë dhe që nuk janë në përputhje me realitetin.

Çfarë tjetër nënkupton kjo? Kjo do të thotë se emocionet janë një forcë nxitëse e energjisë që mund të shkaktojnë ndryshime në pjesë të veçantë të trupit, varësisht për çfarë lloj emocioni bëhet fjalë. Prania e emocioneve të sëmura apo jo të shëndetshme në trupin tonë, mund të shkaktojë gjendje të çekuilibruar. Përmes proceseve psikoterapeutike, terapistët janë duke u përpjekur për të punuar së bashku me klientët për të gjetur një rrugë për vetëdijësimin në lidhje me emocionet negative se sa konsumojnë dhe shterrojnë trupin tonë, ndërkaq ehe përpjekjen për të gjetur një mënyrë për zgjidhje të shëndetshme.

Të gjithë e dimë qysh në shkollë fillore se shpërndarja e oksigjenit deri në qelizat dhe organet tona sa është e nevojshme për jetën tonë. Kur ne ndjejmë emocione negative, oksigjeni ndeshet në pengesa për furnizimin normal të qelizave dhe kështu vazhdimisht ndjejmë emocione jofunksionale drejpërdrejtë në shëndetin tonë.

Njerëzit që shpesh ndjejnë zemërim janë në gjendje rreziku për të dëmtuar veten apo shkaktuar zhvillim të kancerit ose sëmundje të mëlçisë. Zemërimi i shpeshtë dëmton funksionin e zemrës. Trishtimi apo ankthi pengon punën e mushkërive, ka shumë fakte që tregojnë se njerëzit me depresion shpesh vuajnë ngapneumonia. Frika dhe depresioni pengojnë funksionin e veshkave. Shqetësimet paraqesin probeme imunitare, reaksione alergjike dhe astmë.

Dëgjoni trupin tuaj. Ndryshimet në trup ju dërgojnë mesazhe dhe kërkesa për të ndryshuar mendimet dhe emocionet.

Shikoni sytë dhe ata ju tregojnë se çfarë ndjeni!

kosovarja.ch