Si shënohet Ramazani në mbarë botën?

spot_imgspot_img

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik dhe është një muaj i shenjtë për myslimanët. Gjatë këtij muaji, rreth 1.6 miliardë muslimanë në mbarë botën  agjërojnë, nga agimi deri në perëndim të diellit.

Muslimanët në mbarë botën kanë të njëjtën rutinë, duke agjëruar nga të gjitha ushqimet dhe lëngjet, përfshirë edhe ujin.

Nëse  ndonjë ditë nuk agjerohet, atëherë mund të plotësohet në një datë të mëvonshme, ose personi që ka humbur agjërimin mund të sigurojë një vakt për dikë në nevojë.

Një ditë e zakonshme agjërimi fillon me zgjimin e një muslimani pak para agimit për vaktin e parë të ditës, i njohur si syfyr, dhe më pas pasohet nga namazi i mëngjesit i njohur si sabah.

Muslimanët më pas do të kalojnë ditën e tyre normale, në shkollë, në punë, ose me rutinën e tyre të zakonshme, shkruan rte.

Pastaj, sapo të perëndojë dielli dhe të fillojë ezani i akshamit, muslimanët ndërpresin agjërimin. Ky vakt njihet si iftar.

Agjërimi zakonisht prishet me një hurmë dhe një gotë ujë. Kjo për shkak se hurmat treten lehtësisht dhe janë një burim i shpejtë i lëndëve ushqyese dhe i energjisë. Besohet gjithashtu se hurmat janë ato me të cilat Profeti Muhamed a.s e ndërpreu agjërimin e tij.

Agjërimi nuk është obligim për të sëmurët, shtatzënat, personat që udhëtojnë, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

Muaji i Ramazanit dhe agjërimi shërben si një kujtesë për muslimanët që të ndjejnë dhembshuri për të varfrit dhe nevojtarët dhe synon të përqendrimin në fenë e tyre dhe në marrëdhënien e tyre me Zotin.

Besohet se Zoti ia shpalli ajetet e para të Kuranit, tekstin fetar të Islamit, Profetit Muhamed a.s. në një natë gjatë Ramazanit, që njihet si Nata e Kadrit

Në fund të Ramazanit, ka një festë të madhe të quajtur Fitër Bajrami.

Myslimanët në këtë festë mblidhen me miqtë dhe familjen e tyre dhe shënojnë këtë festë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Zgjidhni keqkuptimet pa ngritur zërin

Keqkuptimet zgjidhen më lehtë me bisedë të qetë. Ja si të përgatitesh, të dëgjosh dhe të vendosësh kufij që sjellin zgjidhje, jo zhurmë.

Paragjella familjare: plan javor i thjeshtë

Menu javore e balancuar, parapërgatitje 90‑min, ruajtje e sigurt dhe ndarje detyrash për familje Kosovë–Zvicër. Hapa praktikë nga fryma Paragjella te Kosovarja.

Hidratimi dhe ushqimi në ditët e nxehta

Plan i thjeshtë për pije, vakte dhe freskim të ambienteve në vapë, me kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit. Ndiqe ditën me lehtësi.

Koleksione: si zgjasin materialet e veshjeve

Dallo materialet me sy dhe prekje, lexo etiketat me zgjuarsi dhe mirëmbaji thjesht: udhëzues praktik i Kosovarja për rroba që zgjasin dhe kapsulë familjare.