5.3 C
Priština
More

    Si, ngrënia natën vonë realisht ndikon në trupin tuaj

    spot_imgspot_img

    Kujdes me rostiçeritë natën vonë.

    Ndonjëherë bëni grevë urie të paktën në momentet e përshtatshme – pasi të lani dhëmbët dhe futeni direkt në shtrat. Herë të tjera, thjesht mos u sillni vërdallë duke ngrënë darkë, përderisa është bërë shumë vonë. Uh.

    Por sa keq është, realisht, të hapni kapakët e rostiçerive natën vonë ose të uleni për darkë, kur ndoshta duhej të jenë fikur dritat?

    Ngrënësve vonë natën nuk do t’i pëlqente kjo përgjigje, e cila doli kohët e fundit nga një panel i ekspertëve të cilët hynë më thellë në hulumtimet ekzistuese se sa dora juaj që ka hyrë ndonjëherë në qesen e Cheetos. Këto janë efektet negative të të ngrënit natën vonë – dhe si t’i shmangim ato – të përmbledhura në një raport të publikuar në Circulation, revistë akademike të American Heart Association.

    Pse vakti në kohë ka rëndësi

    Për një kohë të gjatë, ekspertët mendonin se më shumë ndikon ajo çka hani se sa kur e hani. Por gjërat po ndryshojnë dhe po dalin studime të reja.

    Shikoni, trupi juaj është një orë e brëndshme (p.sh., ritmi circadian) që ka një ndjenjë të lindur se kur duhet konsumuar ushqimin paraprakisht për të përmbushur aktivitetet tuaja të përditshme, dhe kur duhet nxjerrë mbetjet dhe pushimin që ka nevojë për ta mbajtur funksionimin në formë të shkëlqyer. Meqë truri juaj është më së shumti përgjegjës këtu, dhe ciklet ditë/natë të mjedisit kanë tendencë të ju orientojnë për të ngrënë, kur ora e trupit tuaj thotë se duhet të flini mund ta rivendosë orën e organeve të veçanta.

    Për shkak se sistemet trupore funksionojnë më mirë kur punojnë së bashku, ekspertët mendojnë se ngrënia natën vonë ekskluzivisht do të ju dëmtojë, me pasoja afatshkurtra dhe afatgjata duke filluar nga shtimi në peshë deri te sindroma metabolike, grup faktorësh të rrezikut që shkaktojnë sëmundje të zemrës, sulm në tru dhe diabetit.

    Kur është vonë për të ngrënë?

    Nuk ka fillim apo mbarim kur të gjithë në atë kohë duhet ta mbyllni kuzhinën. Disa studiues e definojnë si „ngrënie vonë“ vaktin tuaj të fundit në më pak se dy orë para gjumit, kurse hulumtimet tjera sugjerojnë se ndërprerja e të ngrënit në orën 6 të mbrëmjes jep përfitimet më të mëdha shëndetësore. Një nga shumë studime të cituara në këtë raport përfshin gratë që kanë ngrënë darkë në 6 të mbrëmjes dhe 11 të mbrëmjes Të nesërmen në mëngjes, ngrënëset vonë kishin rezultate të këqija të kontrollit të sheqerit në gjak, një faktor rreziku për diabet tip-2 – kështu që kujdes.

    Megjithatë, studime të tjera sugjerojnë thjesht kufizimin e orëve të ngrënies dhe shmangien maksimalisht të ngrënies gjatë natës, duke marrë kafshatën e fundit të ditës sa më herët të jetë e mundur, pastaj të nesërmen e shtyni mëngjesin, në mënyrë që ngrënia e ardhshme të zgjatë të paktën 12 orë“ mund të jetë një metodë premtuese për menaxhimin e peshës“. (FWIW, kam provuar kufizimin e ngrënies për tetë orë në ditë dhe kam humbur peshë).

    Do të thot se, të gjitha shenjat sugjerojnë se trupi është i përgatitur mirë për tretjen e ushqimit sa më herët gjatë ditës, ashtuqë studimet ekzistuese sugjerojnë se ngrënësit e mëngjesit kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe shtimit në peshë se sa mosngrënësit e mëngjesit.

    Shmangja

    Trupi juaj do të funksionojë më mirë nëse hani sa më parë gjatë ditës. Do të thot, mos u shqetësoni nëse mënyra e jetës suaj nuk ju duket shenjë e mirë për të ngrënë darkë me zogjtë e hershëm – duke maksimizuar gjatësinë e ngrënies natën shfaqen shumë përfitime mbrojtëse, edhe pse nevojiten më shumë hulumtime në njerëz.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...