2.8 C
Priština
More

    Si ndjehesh gjatë procesit të lindjes sipas përvojës së disa nënave

    spot_imgspot_img

    Lindja! Mrekullia më e madhe e sjelljes në jetë një fëmijë – procesi më i ëmbël nëntë mujor ose më i tmerrshëm për nga dhimbja, varësisht nga përvojat e ndryshme të nënave. Për disa femra lindja mund të jetë një proces i dhimbshëm, për të tjerat mund të jetë magjike dhe plot befasi. Një gjë është e sigurtë: është tërësisht një përvojë unike për çdo grua. Janë pyetur disa nëna për ta përshkruar ndjenjat e tyre me anë të fjalëve. Lexoni me rradhë!

    1. “Çdokush më thoshte se procesi i shtyerjes së foshnjes për të dalë jashtë ishte pjesa më e këndshme, dhe të gjithë kishin gënjyer një nga një. Procesi i lindjes për mua ishte i tmerrshëm, sikur të më hiqej një pjesë e madhe nga brenda me vështirësi, sikur procesi i kapsllëkut kur nuk mundesh me dal jashtë. Kjo ishte ndjenja që unë përjetova”. – Ami, 32

    2. “Procesi i lindjes është diçka madhore dhe e gjallë. Koha nuk luan rol këtu, mund të përjetosh kontraksione të forta duke menduar se je afër lindjes, nga ana tjetër mund të presësh edhe orë të tëra me rradhë deri në momentin e lindjes. Duket sikur po jeni në gatishmëri të dhimbjes dhe mund ta përballoni, por është shumë e dhimbshme saqë edhe dorëzoheni – por nuk mundeni!” – Laura, 31

    3. “Përvoja e lindjes për mua ishte diçka krejtsisht jashtë kontrollit tim, më dukej sikur dikush po më gërryen trupin, e sidomos më dukej se motrat që më ndihmonin gjatë lindjes kishin thonj të gjatë e të mprehtë përvëlues që më digjnin flakë. Kishte raste kur i bërtitja motrës për të larguar thonjtë nga unë, mirëpo ajo me butësi më thoshte se nuk më prekte fare!” – Klara, 34

    4. Gjatë procesit të lindjes kam përjetuar përvoja dhe emocione të pafund. Ishte gjëja më e mirë kur unë dhe bashkëshorti im mundësuam daljen në jetë të engjullit tonë. Pavarsisht mënyrës se si arrita ta kryej procesin e lindjes, në fund i hapa sytë nga barra dhe më dukej një ylber shumë ngjyrësh zbriti para meje së bashku me ‘kotelen’ e porsalindur!” – Nita, 26

    5. “Unë kisha prerje cezariane dhe frigohesha se si do të shkojë procesi. Kisha vështirësi në fillim pasi foshnja kishte ngecur dhe me vështirësi po dilte. Në fund ai doli dhe unë gëzimin e pashë në sytë e përlotur të burrit tim, mund të shihja njëfarë krenarie në fytyrën e tij e që më ndihmonte ta kuptoj se foshnja ishte e shëndetshme, e bukur dhe gjithçka do të shkojë mirë.” – Jona, 33

    6. “Procesi i lindjes, për mua ishte sikur…të vdesësh për së gjalli.” – Gona, 31

    7. “Të gjitha gjërat që mendoni se mund ti ndjeni gjatë lindjes, mund të jenë të gabuara. Për mua personalisht, gjithçka që kam menduar më doli më lehtë se çe prisja.” – Anda, 24 /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...