Si ndikon sauna apo dhoma me avull në shëndetin tuaj?

spot_imgspot_img

Rrallë dicka mund të na krijojë rehati më të madhe dhe relaksim se sauna apo dhoma me avull. Po ju zbulojmë përse rekomandohet dhe c’lloj i saunës dhe i dhomës me avull ndikon në shëndetin tonë.

Sauna dhe dhoma me avull, përvec përmirësimit të qarkullimit të gjakut dhe rregullimit të ritmit të zemrës, ka edhe një sërë dobish të tjera për shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Nëse jeni më dyshur deri më tani të shkoni a të mos shkoni në ndonjë saunë a dhomë me avull, ky tekst do t’ju ndihmojë t’i kthjellni disa cështje.

Sauna

Nxehtësia që ndjejmë në saunë u bën mirë qelizave tona nervore, i ngroh dhe i liron muskujt, gjë që rezulton me lirimin e gjithë trupit, si dhe zbut dhimbjen e nyjeve. Kjo është shumë me rëndësi për njerëzit që vuajnë nga artiritisi, migrena dhe kokëdhimbja.

Sauna mund t’ju ndihmojë edhe në rastet kur keni problem me pagjumësinë, apo jur jeni nën stres. Ngrohtësia në sauna ndikon në lirimin e endorfinës, kemikale kjo e ul ndikimin e stresit në organizëm, që do të thotë se ju rehaton aq shumë se ju mund të flini si foshnjë. Sauna e ngroh trupin dhe kur dalim prej saj, me ftohjen e trupit lëshohet sasia e tepërt e melotoninës, gjë që gjithashtu ndikon në gjunë të rehatshëm.

Dhomat me avull

Dhomat me avull kryesisht ndihmojnë në hapjen e kanaleve të frymëmarrjs, në lehtësimin e frymëmarrjes dhe në clirimin e trupit. Avulli i nxehtë dhe i lagësht i hap membranat e mukozës në organizëm, gjë që lëshon tension. Kjo sidomos i ndihmon të sëmurët nga asma dhe bronhiti, si dhe e përmirëson gjendjen e sinuseve. E përshpejton metabolizmin dhe i liron toksinet.

Si ndikojnë në lëkurë?

Kur flitet për lëkurën dhe trajtimin e saj, sauna ndikon shumë në lirimin e muskujve dhe uljen e tensionit të gjakut, ndërkohë që dhomat m avull kanë treguar më shumë sukses kur flitet për detoksimin total të trupit. Në saunë shfrytëzoht nxehtësia e thatë, ndërsa në dhomat me avull shfrytëzohet nxehtësia e lagur. Në këto raste poret tuaja hapen dhe forcohet qarkullimi limfatik dhe ai i gjakut. Pas cdo trajtimi të atillë, do të hetoni një shkëlqim të vecantë të lëkurës suaj. Këto trajtime ndihmojnë edh epër pastrimin e lëkurës nga njollat e zeza dhe nga pucrrat.

Të gjitha këto trajtime janë tepër të rëndësishme për organizmin e njeriut, për shëndetin dhe bukurinë e trupit të tij. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.

Këshilla‑shtëpiake: ide praktike për organizimin e kuzhinës së vogël

Si t’i organizoni kimikatet dhe produktet e pastrimit në një kuzhinë të vogël në mënyrë të sigurt, duke ulur rrezikun për familjen dhe duke ditur veprimet e para në rast helmimi.