4.4 C
Priština
More

    Si duhet të reagoj kur fëmija im parashkollor tregon një gënjeshtër të qartë?

    spot_imgspot_img

    Është shumë e natyrshme të mërziteni kur ju e zëni femijën duke gënjyer dhe mund të shqetësoheni se kjo reflektohet keq në ju. Por, është mëse e qartë poashtu, se është normale për zhvillimin e një fëmije 5 vjeçar që të gënjejë herë pas here dhe të trillojë histori që nuk janë të vërteta. Kjo u ndodhë të gjithë prindërve dhe secili prej tyre ndajnë të njejtën përvojë. Pra, mos luftoni mbi vërtetësinë e fëmijës suaj akoma.

    Le të themi se fëmija juaj parashkollor ka derdhur lëngun, por pohon: ”Unë nuk e kam bërë këtë!” një fëmijë 5 vjeçar do donte mos ta kishte bërë atë rrëmujë dhe nuk dëshiron të hyjë në telashe. Mos u përqëndroni në faktin se ai/ajo është duke gënjyer kur gjatë mohimit të përgjegjësisë. Në vend të kësaj, përqëndrohuni në zgjidhjen e problemit në fjalë. Jepni një pecetë dhe thuani: “Le ta pastrojmë lëngun”. Në këtë mënyrë ju shmangni betejën se kush e derdhi lëngun dhe e ktheni vëmendjen e fëmijës për të gjetur zgjidhje në pastrimin e rrëmujës.

    Nëse fëmija bën diçka të gabuar dhe më pas e pranon atë, atëherë, nga ana tjetër sigurohuni që ta lavdëroni së qenuri i sinqertë në një situatë të pafavorshme. Kjo është një taktikë e rëndësishme sepse kjo e inkurajon fëmijën që të tregojë të vërtetën në të ardhmen.

    Nuk është mirë nëse fëmija juaj gënjen për të tjerët duke treguar gjëra që mund t’i dëmtojnë ata. Por, nëse fëmija juaj thotë: “Sot kam parë në shkollë një elefant të madh, një të vërtetë”, atëherë kjo nuk mund të konsiderohet gënjeshtër e dëmshme, megjithëse e dini se nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Rekomandohet poashtu të inkurajoni fëmijën që të tregojë sa më shumë detaje, kështu mund të forcojë imagjinatën dhe të ilustrojë ngjarjet më mirë.

    Disa të pavërteta, në fakt janë më pak të pafajshme. Për shembull, nëse fëmija juaj ju bind se nuk ka shikuar tërë ditën televizion dhe dëshiron të shohë ndonjë program të caktuar, ju nga ana tjetër e keni vërejtur se veçmë ka shikuar më herët por insiston me gënjeshtra, atëherë është mirë të mirren masa dhe të insistohet drejt së vërtetës, sepse më vonë këto shprehi të këqija mund t’i shoqërojnë gjatë jetës.

    Për të dekurajuar të gënjyerit e ardhshëm, filloni të flisni me fëmijën pse gënjeshtrat janë të këqija. Kur ju të vëreni se fëmija është duke gënjyer, shpjegoni atyre se pse një gënjeshtër është e dëmshme dhe si mund të prishë besimin. Mbani mend se ju nuk mund të zhvilloni shumë dialog me një fëmijë të moshës 5 vjeçare dhe se ju duhet më shumë të flisni dhe të keni rolin kryesor. Do të vëreni se pas një viti apo dy vitesh, ju do të jeni në gjendje të bëni biseda shumë më të frytshme. Ju gjithashtu mund të lexoni tregime për fëmijë që kanë të bëjnë me çështjen e ndershmërisë.

    Dhe, sigurisht, mënyra më e mirë si të mësoni fëmijën tuaj të mos gënjejë, është të jeni fillimisht i sinqertë me vetveten dhe mos të gënjeni në sy të fëmijëve…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...