Gjumi 8 orësh ndoshta nuk është edhe aq i mirë për ju

spot_imgspot_img

Të gjithë jemi tëvetëdijshëm se sa e rëndësishme është bërja e gjumit të mirë, prandaj edhe jemi gjithmonë të interesuar në gjetjen e mënyrave të ndryshme për ta arritur këtë më mirë: mbajtja e mjeteve teknologjike jashtë dhomës së gjumit, fikja e kompjuterit një orë para gjumit, stërvitja për një kohë të caktuar gjatë ditës etj. Dhe, sa i përket faktit që çdoherë e kemi dëgjuar se fjetja 8 orë gjumë është numri magjik dhe optimal i nevojshëm – kuptojmë se është thjeshtë një gënjeshtër.

Wall Street Journal raporton se sipas një seri të studimeve kanë vërtetuar se jo vetëm që 7 orë gjumë është numri që përpiqemi për të fjetur, por edhe se gjumi 8 orësh nuk është edhe aq i shëndetshëm.

Sipas një studimi të veçantë, Dr. Daniel F. Kripke në Universitetin e Kalifornisë në San Diego ka konkluduar se pjesëmarrësit gjumi i të cilëve varionte nga 6.5 orë deri 7.4 orë kishin shkallë më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me ata që flinin më shumë ose më pak orë gjumë. Në një studim të mëvonshëm, Dr. Kripke ka arrdhur në konstatim se me kalimin e kohës sa më të vjetër të jemi kemi nevojë për më pak gjumë. Pas testimit të 450 gra të moshuara, ai vërtetoi se ato që flinin më pak se 5 orë dhe më shumë se 6.5 orë kishin shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

Shkalla e lartë e vdekshmërisë është shumë e frikshme, por ka edhe efekte tjera anësore nga gjumi i tepruar, duke përfshirë: diabetin, obezitetin si dhe sëmundjet kardiovaskulare. Për fat të mirë, funksioni kognitiv dhe çështjet e memorjes (që janë rezultate të zakonshme për më pak orë gjumë) nuk ndryshon me gjumë të tepruar, por nëqoftëse se këto rreziqe tjera nuk janë të mjaftueshme për t’ju trembur që ta aktivizoni alarmin tuaj në kohë atëherë nuk jemi të sigurtë se çfarë tjetër mund t’ju alarmojë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rikombinimi i garderobës për sezonin: ide praktike me copat që tashmë zotëroni

Si të përshtatni garderobën për sezonin duke ruajtur shëndetin e flokëve: ide praktike me kapele, kondicionerë dhe stile të buta që funksionojnë me copat që tashmë i keni.

Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te vendimet kryesore

Një udhërrëfim i përgjithshëm për hapat dhe vendimet kryesore që ndjek një projekt krijues: nga ideja fillestare, përmes bashkëpunimit dhe financimit, te dokumentimi, redaktimi dhe shpërndarja. Përfshin edhe udhëzime për verifikimin e praktikave të të drejtave

Trend: Si ta organizoni gardërobën për sezon — taktika familjare për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizimin e gardërobës nga familjet: si të përgatiteni për sezon, të ruani rrobat, t’u jepni jetë të gjatë dhe të shmangni blerjet e panevojshme duke përdorur etiketa, inventar dhe mundësi lokale për ripërdorim.

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.