Shprehi që e shkatërrojnë cdo lidhje

spot_imgspot_img

Në shumë lidhje, fatkeqësisht, ciftet I bëjnë gabimet e njëjta. Gjërat që e shkatërrojnë secilën lidhje janë kaq të dukshme. Zbulojini dhe shkulini rrënjësisht.

Lidha dhe martesa janë raporte që kërkojnë shumë mund për t’u ndërtuar, por ndonjëherë kërkojnë edhe mencuri. Nuk do të besoni, por ne të gjithë I bëjmë gabimet e njëjta. Disa e kuptojnë në kohë këtë dhe arrijnë të kontrollohen, ndërsa disa lëshohen dhe padashur e shkatërrojnë një lidhje që ka mundur të jetë shumë e mirë dhe me një dashuri të fuqishme.

Bëhuni tolerantë, pranojini gabimet dhe detyrojeni në këtë mënyrë partnerin të bëjë hulumtime në sjelljen e vet.

 Lëshimi i dhomës në mënyrë demonstrative

Kjo është më e shpeshtë te meshkujt. Ndodh atëherë kur njëri partner dëshiron të diskutojë për ndonjë temë (apo të parashtrojë pyetje) që nuk I pëlqen tjetrit – ose dicka fsheh, ose I duket e vështirë të diskutoj për atë gjë, ose që është një pikë e dobët e tij, apo një temë për të cilën ai ende nuk ka një përgjigje dhe ka frikë. Nëse nuk do ta pëlqejnë atë që e dëgjojnë prej jush, mund ta lëshojnë demonstrativisht dhomën apo edhe banesën. Ky është një potez fëmijëror, I cili nuk shpie askund. Bëhuni të guximshëm dhe I thoni partnerit se do të flisni edhe për këtë gjë, por me tone të qeta dhe pa bujë.

Ofendimi

Ajo nuk do të thotë të jetë verbale. Kthimi i shikimit në ndonjë pikë tjetër është mjaft ofenduese dhe tregon mosrespekt. Kjo më shpesh ndodh te gratë.

Nuk duhet t’I rrotulloni sytë, I thoni thjesht atij se ajo që po flet është pa kuptim dhe përpiquni t’I bisedoni gjërat në detaje. Në këtë mënyrë ju vetëm mund ta largoni partnerin prej vetes.

Sarkazama

Personi që doni nuk është objekti ku ju duhet ta ushtroni aftësinë tuaj sarkastike. Sarkazma mund të jetë qesharake dhe e mirë kur flisni për ekonomi, politikë, në shoqëri, por në lidhje nuk ka vend për të. Kontrollohuni!

Puthje pa një kuptim

Kur puthja shndërrohet për ju në një përshëndetje të zkonshme përdore apo në pirjen e një gote me ujë, është koha të alarmoheni. Cfarë jeni duke bërë? Puthjet janë shumë të rëndësishme, madje edhe ato të shpejtat, për secilën prej tyre nevojitet të paktën pak kujdes, shikim në sy që rrezaton dashuri, ndonjë shaka të vogël, pak delikatesë, ndjeshmëri… Gjithcka, gjithcka, vetëm jo automatizëm.

 Kërkim ndjese

E lamë këtë për në fund, ndonëse shumica e mendojnë si më të rëndësishmen. Nëse e shihni se keni gabuar, mos u zbutni, mos ndryshoni qëndrim, porn ë fillim haptazi thoni se e keni prishur keq dhe se për këtë po këkoni falje. Por, sinqerisht. Ndonëse në fillim nuk do t’ju duket si dicka me rëndësi, ajo është tepër e vlefshme për partnerin tuaj dhe për lidhjen në përgjithësi. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.