19.2 C
Priština
More

    Shokuese: Pse implanti i gjirit po bëhet gjithnjë e më i famshëm?

    spot_imgspot_img

    Implantet e gjirit janë në rritje më shumë se kurrë. Ata përbëjnë numrin e kirurgjisë kozmetike në Amerikë – më të popullarizuar se operacioni i hundës dhe liposukcioni. Edhe vipat më të famshëm janë duke i hyrë briskut: Iggy Azalea dhe gjithashtu Kate Hudson. Madje, ka edhe reklama për implantet e gjirit nëpër metrot e New York-ut me mbishkrimin “ëndërro shumë”. Implanti po bëhet i zakonshëm sikur thjeshtë të blesh një pastë për dhëmbë.

    Ishte viti 1962 kur për here të parë u realizua operacioni për implant të gjirit me silicon, ishin vetëm tre vjet pasi Barbie (në mënyrë anatomike e pamundur) goditi skenën. Gjatë të nëntëdhjetave, ishte një periudhë jo e popullarizuar pasi shumica e femrave pësuan komplikime të rrezikshme. Por, kjo është e kaluar. Vitin që shkoi, rreth 300.000 femra bënë implante në Amerikë (dhe ky numër rritet në 400.000 nëse shtoni lifting-un apo ngritjen e gjinjve). Pse vallë kaq shumë femra të jenë të dhënë pas implanteve?

    Unë nuk dua të kritikoj femrat që modifikojnë gjoksin e tyre. Unë besoj në autonominë e plotë të trupit. Për mendimin tim, feminizmi sot po zhvillohet përtej dëshirës për barazi gjinore dhe dëshirës për lirinë e njeriut, por duke bërë kirurgji të ndryshme, duke qenë homoseksual apo veshja e minifundeve, çfarëdo qoftë ajo. Por, kush tjetër mund të gjykohet realisht? Për të njohur faktin nëse këto zgjedhje janë të lira, duhet të shqyrtojmë mjedisin social ku edhe janë krijuar, njëra ndër të cilat është që të ndjehemi të detyruar të krijojmë trup “seksi” dhe të “përsosur” duke iu nënshtruar kirurgjisë.

    Unë kam gjoks të madh që gjithashtu edhe më varen. Që të mund të ngrisë gjoksin tim në vendin e duhur, unë duhet të mbaj sytjena speciale të mëdha që mbështesin gjoksin dhe që ngjan si një pjesë e blinduar ortopedike. Nuk është fare seksi. Për vite të tëra kam dashur gjoks më të ngritur, por asnjëherë mjaftueshëm për të konsideruar seriozisht ndryshimin e tyre. Deri disa vite më parë kur fillova të kem marrëdhënie me një partner 30 vjeçar. Një natë, pas aktit seksual, ai më pyeti nëse do doja ti kishamë të mëdha gjinjtë. Unë i thashë jo, përveç faktit se tani peshojnë më shumë se në të njëzetat. Ai u përgjigj: “Sepse ke gjoksin e një femre që duket sikur ka humbur shumë peshë”, dmth gjoks të shfryrë apo të varur.

    Disa muaj më pas, u fiksova pas fotove në Google për ngritje të gjoksit: sa të rënda ishin plagët, sa do të kushtojë operacioni, a do të humbasë ndjesinë e thimthave. E konsideroja seriozisht këtë, e gjitha për shkak të opinionit të një idioti, (i cili, meqë ra fjala kishte qime të tmerrshme në gjithë trupin, por që nuk ia kam përmendur sepse jam një person i mirë, por që në fakt do tia them përmes emailit). Unë asnjëherë nuk u takova më me të dhe për këtë faleminderoj zotin.

    Gjatë shkrimit të kësaj kolumne, unë doja të flisja me një femër që kishte bërë implant. Por, u befasova nga fakti se nuk njihja asnjë femër me gjoks fallco. Kështuqë, dërgova email tek tre mike sociale, por pa rezultat. Pyesja, kush janë këto femra që bëjnë ndërhyrje të tillë? E pra, statistikat treguan se shumica e suportuesve janë femra mes moshës 30 dhe 39. Shifrat më të ulëta janë në bregdetin Lindor.

    Më në fund, përmes një miku të mikut tim, takova Christinen, një menaxhere 30 vjeçare. Christina kishte bërë implant me silikon në moshën 22 vjeçare duke i rritur ato. Pavarsisht rritjes së gjoksit, shumica e njerëzve nuk do ta dallonin se ajo ka implant. “Unë nuk ndjehesha sikur trupi im ishte në proporcion më parë”- më tha Christina. Nëse ke madhësi zero, kjo është e qartë, por unë kam madhësinë 12 dhe kjo është normale. Trupi im kishte nevojë për të. Rrobat më përshtaten dukshëm më mirë tani.

    Për Christinën, implanti ishte një eksperiencë pozitive. “Më pëlqeu”, tha ajo. Nuk mund ta imagjinoj veten tani pa to. Definitivisht, jam më e sigurtë gjatë seksit edhe në përgjithësi kur shoh fotografitë e mëparshme, dukem si mos më keq. Ajo madje kishte mirëmbajtur ndjesinë e thimthave pasi mjeku i saj e kishte paralajmëruar se mund të humbiste ndjesinë. Nëse i shikoni gjinjtë nga afër, mund të vëreni një shenjë të prerë, por kjo nuk është shumë e dukshme. Dhe, që nga ai moment partnered e saj seksual asnjëherë nuk janë ankuar më. Nuk mund tu pëlqesh të gjithë meshkujve, gjysma e tyre do t’ju duan e gjysma tjetër nuk do t’ju vërejnë, por me rëndësi është ta bëni për veten tuaj, jo ti impresiononi njerëzit tjerë.

    Mangësia e vetme për implantin e saj ishte kostoja e implantit: 11.000$. meqenëse implanti duhet të ribëhet çdo 10 vjet, ajo shton se përveç mundësisë për komplikime të reja, ekziston edhe pagesa e madhe që duhet të bëjë.

    Është e vështirë të shpërfillim historinë e femrës implantet e të cilit e kanë bërë atë të ndjehet më mirë për veten e saj. Megjithatë, ideja e një trupi që ka nevojë për implant më frikëson mua. Ndoshta dukem naive, por rritja aktuale e implantit të gjirit më befason mua, duke pasur parasysh rritjen e diversitetin në llojin e trupit femëror që janë konsideruar gjërësisht të dëshirueshme. Kur isha në shkollë të mesme, ishte në trend të jesh shumë e hollë. Ishte epoka e Calista Flockhart, Mischa Barton dhe binjakët Olsen, dhe për një vajzë me kthesa si puna ime, standardi dukej i pamundur. Realisht, femrat me kthesa apo formë trupore si Beyonce, Kate Upton dhe Sofia Vergara admirohen më shumë se sa Keira Knightley dhe Cara Delevingne.

    Isha kurioze të marr mendimin e një mashkulli mbi këtë temë, kështuqë e ftova një mik timin, Steve, i cili kishte pasur takime me shumë femra. Ai më tha, “para disa viteve dilja me një modele. Ajo kishte për të shkuar në një sfilatë me bikini dhe agjenti i saj i tha të vente brenda sytjenave diçka që do e rriste gjoksin e saj. Ajo rrit gjoksin për një madhësi më shumë si rezultat i shtesave nën gjinjë. Gjatë sfilatës, dallimi i madhësisë së gjoksit ishte i mahnitshëm. Ajo mori më shumë vëmendje, si nga meshkujt dhe femrat”.

    Megjithë këtë eksperiment të vogël, Steve thotë se ai nuk është adhurues i implanteve. Gjoksi fallco e jep vetëm përshtypjen e parë. Por, realisht për mua, këto persona që bëjnë ndërhyrje më duken shumë të pasigurtë në vete. Në fillim kjo mund të jetë tërheqëse, por kur të kuptoni se ato kanë ndryshuar trupin e tyre, në diçka jo natyrale, nuk do ndjeni asnjë joshje.

    Edhe unë pajtohem me mendimin e tij. Unë nuk po them se femrat duhet të jenë natyrale. Çka është në të vërtetë “natyrale” kur shumica prej nesh ngjyrosin flokët, përdorin grim, veshin rroba nga më të ndryshmet për të ndryshuar pamjen e jashtme. Por, ka një diferencë të madhe mes lyerjes së flokëve dhe procedurave jashtzakonisht invasive, të shtrenjta dhe të dhimbshme si ndërhyrjet kirurgjikale. Lyerja e flokëve dhe grimosja janë paraqitje e përkohshme e personalitetit – ato janë dekorative në përputhje me dëshirën për të zbukuruar veten me gjëra të bukura. Sipas mendimit tim, vetëm nëse jeni një transeksual, përndryshe kirurgjia plastike është një hap shumë larg. Një femër me vetbesim nuk ka nevojë për gjoks fallco./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...