20.7 C
Priština
More

    Përshtypja në takimin e parë, çelësi i karrierës suaj!

    spot_imgspot_img

    Përshtypja e parë kur takoheni me dikë, shpesh herë është vendimtare. Pavarësisht nëse është fjala për takim me një të njohur apo takim biznesi, në mënyrë të pashmangshme menjëherë fillojmë që të ndërtojmë një imazh për atë person, por edhe ai për ne, mbi bazën e paraqitjes dhe qëndrimit.

    Sipas autorit të librit „Si të vlerësoni një person të ulur përballë,“ Brandy Michaels, intervista juaj për punë mund të përfundojë edhe para se ju të uleni në karrige, për shkak se punëdhënësi ka bërë tashmë gjykimin e tij.

    Më poshtë e kemi paraqitur një listë të gjërave që njerëzit marrin në konsideratë, gjatë  krijimit të përshtypjes së parë, dhe të cilat mund të përmirësohen:

    Këpucë të mira

    Sipas hulumtimit, njerëzit mund të përcaktojnë saktësisht të vitet dhe statusin social përmes të këpucëve që ju vishni. Kështu që kjo çoi në përfundimin se, këpucët klasike të burrave, mbajnë njerëzit e pakëndshëm dhe të pakënaqur, të stilizuara i mbajnë të pasurit, kurse gjysmë çizmet i mbajnë njerëzit agresiv.

    Grimi

    Një studim nga viti 2011 tregon se gratë që mbajnë më pak grim, janë më shumë tërheqëse, e frymëzojnë besimin dhe rrezatojnë me vetëbesim në dallim prej atyre që gjatë ditës mbajnë një grim të rëndë, të mbrëmjes. Për ato, të tjerët mendojnë se janë tërheqëse, por në mënyrë dyshuese në vetëvete dhe joprofesionale.

    Higjiena orale

    Edhe një hulumtim tjetër tregon se është shumë e rëndësishme që të keni dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur, sepse ata lëjnë përshtypjen e suksesit, lumturisë dhe kënaqësisë.

    Fundët (Fustanët)

    Sipas një studimi në Britani të Madhe, është vërtetuar që gratë që veshin fundë të japin përshtypjen se ato fitojnë më shumë dhe janë më të besueshme se ato në pantallona. Studimi tregoi se duke veshur fundë, gratë të japin përshtypjen e një biznesi të madh, por edhe feminitet, duke krijuar kështu një imazh pozitiv të tjetrit.

    Uluni drejt

    Hulumtimet e fundit psikologjike nga viti 2011, të cilat janë lidhur me gjuhën e trupit, tregojnë se në qoftë se ne qëndrojmë drejt, kemi më shumë shanse që njerëzit të na marrin më seriozisht. Ky qëndrim i trupit flet për besimin, por edhe për autoritetin. Ndonjëherë qëndrimi është më i rëndësishëm se sa titulli, sepse jap besim tek të tjerët./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...