Shëroni papilomat (lythat) përmes preparateve natyrore

spot_imgspot_img

Papiloma virus (lythat e varur) – paraqesin një infeksion shumë të përhapur. Ekzistojnë me qindra lloje të papiloma virusit, por jo të gjitha paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, ndërsa heqja qafe e lythave nuk është një punë e vështirë.

Ju mund të hiqni papilomat në shtëpi duke përdorur preparate të thjeshta natyrale, por shumë efektive.

Trajtimi i lythave me ilaçin apo bimën rusopasom (qumësht gjarpri)

Për trajtimin e virusit papiloma, ilaçi më i mirë është bima rusopas. Metoda më e mirë është lubrifikimi i lythit me anë të bimës rusopas 3-4 herë në interval kohor prej 2-3 minuta. Procedura duhet të bëhet 2-3 herë në ditë. Ky trajtim intenziv do të japë rezultate maksimale.

Lëngu i patates për trajtimin e lythave

Luftimin e këtij infeksioni e ndihmon shumë lëngu i patates. Ky ilaç popullor për shërimin e lythave frenon aktivitetin e infeksioneve të ndryshme si dhe i shëron ato. Më së miri është që të përdoret lëngu i patates së kuqe.

  • Lani pataten mirë dhe preni ato imët.
  • Shtrydhni lëngun përmes disa fashave.
  • Pini 2 herë në ditë 100 ml, gjysmë ore para ngrënies. Kohëzgjatja e trajtimit – 2 muaj.

Kontraindikacionet: zvogëlimi i aciditetit të lukthit si dhe formë e rëndë e diabetit.

Ilaçi me lëng patatesh është gjithashtu ideal për trajtimin e kancerit, ulçerës së stomakut, edemë, sëmundjes së mëlçisë.

Vaj ricini për trajtimin e virusit papiloma

Vaj ricini është shumë i dobishëm në luftën kundër papiloma virusit dhe lythave, pasi ai përmban acid irritues për lythat duke i tharrë totalisht ato. Lythat si dhe lëkurën përreth tyre lyeni në mëngjes dhe në mbrëmje me vaj ricini. Efekti vërehet pas 3-4 javëve.

Thani (asgjësoni) lythat me amoniak

Përmes një kruajtëse të veshit (shkop pastrues), futeni në amoniak dhe shtypni mbi lythin duke e mbajtur 5-6 sekonda. Keni kujdes gjatë aplikimit të amoniakut të mos vie në kontakt me lëkurën rreth papilomës./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: Ekskursion njëditor familjar në Kosovë — natyrë, piknik dhe aktivitete të lehta

Udhëzime praktike për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: përgatitje, dokumente, dogana, ide për aktivitete të lehta dhe këshilla sigurie.

Këshilla‑shtëpiake: Si të organizoni kuzhinën e vogël për më shumë funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla, me theks te siguria ndaj kimikateve dhe masat që reduktojnë rreziqet për familjen.

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.