1.9 C
Priština
More

    Shërim natyral për Infeksionet e Traktit Urinar (ITU)

    spot_imgspot_img

    Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë një problem tejet i zakonshëm, që i kap të dy gjinitë mirëpo femrat janë më të prirura për të fituar një të tillë. ITU fitohet kur fshikëza dhe kanalet dalëse janë të infektuara nga bakteriet, mund të shkaktohet nga akti seksual, përmbajtja e tepruar nga urinimi, shtatzënia, menopauza dhe diabeti. Simptomet e zakonshme janë nevojë e urinimit urgjent, sasi e vogël e urinës, djegie në kanale gjatë urinimit, ndryshim në ngjyrën e urinës, dhimbje barku, ethe etj.

    Shërimi i menjëhershëm është i nevojshëm që të ndalojë edhe dëmtimin e veshkëve, ndërsa shumë gjëra natyrale që i kemi në shtëpi mund ta bëjnë këtë gjë.

    1. Uthulla e mollës

    Kjo uthull është e pasur me enzimë, potasium dhe minerale të tjera që e ndalojnë bakterien të shkaktojë ITU-në të shumohet dhe rritet.

    Shtoni dy lugë gjelle me uthull në gotë me ujë, mund të shtoni edhe lëng limoni dhe të ëmbëlsoni me mjaltë. Përzieni mirë.

    Pini këtë përbërës dy herë në ditë për disa ditë.

    2. Kulumbri Indian

    Është i pasur me vitamin C, i cili pengon zhvillimin e bakteries.

    Merrni një gotë me ujë.

    Shtoni nga një lugë nga pluhuri i kulumbrit të Indisë dhe shafrani i Indisë.

    Vloni pëzierjen derisa të avullojë gjysma e ujit.

    Pijeni përzierjen tre herë në ditë për 3-4 ditë.

    3. Lëng boronice të kuqe

    Disa përbërës që gjenden në boronicë pengojnë bakterien që të arrijë muret e mëshikëzës dhe të shkaktojë ITU-në. Lëngu i boronicës ka edhe efekt antibiotiku.

    Konsumimi i gjysëm gote nga lëngu i boronicës për çdo ditë është mënyra më e mirë që të pengoni infeksionet e traktit urinar.

    Kujdes, mos konsumoni lëng boronice nëse keni histori të gurëve në veshkë.

    4. Sodë bikarbone

    Soda bikarbone do të rrit balansin bazë-acid të urinës acidike me çka do ju lirojë nga dhimbjet. Vetëm shtoni një lugë me sodë bikarbone në një gotë ujë dhe pijeni një apo dy herë në ditë.

    5. Vaj nga druri i çajit

    Ky vaj ka cilësi antibakteriale që ndihmon në luftën e bakterieve që shkaktojnë infeksione të fshikëzës.

    Përzieni 10 pika nga ky vaj në ujin tuaj për banjo dhe me të lajeni hapjen e uretrës.

    Alternative është të përzieni këtë vaj me vaj dëllinjë dhe vaj dru-sandali, të fërkoni në pjesën e barkut dhe pjesën afër fshikëzës. Kjo është efektive në zvogëlimin e dhimbjeve të lidhura me infeksionet.

    6. Boronicë

    Boronica ka cilësi antibakteriale që ndihmojnë në trajtimin e ITU-së. Antioksidantët që ndodhen në boronicë janë të mirë për sistemin imunitar dhe e pengojnë rritjen e bakterieve që shkaktojnë ITU-në.

    7. Ananasi

    Ananasi përmban një enzimë që quhet Bomelinë, e cila ka cilësi anti-inflamatore që zbut simptomet e ITU-së. Konsumimi i ananasit në baza ditore ndihmon në parandalimin e infeksioneve.

    8. Uva ursi

    Uva ursi është një bimë që përmban një numër të substancave që ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve, përfshirë edhe ITU-në. Kur të konsumohet, aftësia antiseptike e bimës e shkatërron bakterien dhe stimulon butësisht urinimin.

    9. Uji i ngrohtë

    Mbushni ujë të ngrohtë në një shishe fleksibile dhe vendoseni atë në pjesën e poshtme të barkut. Përdorimi i rregullt i kësaj metode do të ndihmojë në zvogëlimin e presionit në fshikëz dhe do të ju lehtësojë dhembjen e shkaktuar nga infeksioni.

    10. Uji

    Pini sa më shumë ujë, posaçërisht gjatë periudhës kur vuani nga ITU. Provoni të pini 8-10 gota ujë çdo ditë, pasiqë me pirjen e ujit do të urinoni më shpesh dhe do të pastroheni.

    Këto gjëra të zakonshme që mund t’i bëni m mjete shtëpiake janë një mëyrë efektive për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...