Shërbimi i fshehtë amerikan: Origjina e Covid-19 mund të mos dihet kurrë

spot_imgspot_img

Agjencitë e inteligjencës amerikane thonë se mund të mos jenë kurrë në gjendje të identifikojnë origjinën e Covid-19, por ata kanë arritur në përfundimin se ai nuk është krijuar si një armë biologjike.Në një vlerësim të përditësuar se ku e pati fillimin virusi, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA tha se një transmetim nga kafsha te njeriu dhe një rrjedhje laboratorike ishin të dyja hipoteza të besueshme për mënyrën se si u përhap.

Por nuk kishte informacion të mjaftueshëm për të arritur në një përfundim final.

Kina e ka kritikuar raportin.

Gjetjet u publikuan në një raport të deklasifikuar, i cili është një përditësim i një vëzhgimi 90-ditor që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në gusht.

Ai thotë se komuniteti i inteligjencës mbetet i ndarë për origjinën më të mundshme të virusit. Katër agjenci vlerësuan me “besim të vogël” se kishte origjinën nga një kafshë e infektuar ose një virus i lidhur.

Por një agjenci tha se kishte “besim të moderuar” se infeksioni i parë njerëzor ka shumë të ngjarë të ishte rezultat i një aksidenti laboratorik, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin ose trajtimin e kafshëve nga Instituti i Virologjisë në Vuhan.

Raporti thotë gjithashtu se zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së virusit përpara shpërthimit fillestar të Covid-19 në qytetin e Vuhanit, në fund të vitit 2019. Por ai thotë se Kina po vazhdonte të pengonte hetimin global dhe të rezistonte ndaj ndarjes së informacionit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.