15.8 C
Priština
More

    Shëndetshëm kundër etjes

    spot_imgspot_img

    Trupi ka nevojë për një sasi të madhe të ujit në mënyrë që mund të funksionojë normalisht. Fëmijët gjatë periudhës së kopështit duhet të pinë të paktën një litër të lëngjeve në ditë.

    Një litër lëngje në ditë

    Shumica e fëmijëve pijnë shumë pak lëngje. Organizmi ka nevojë për një sasi të madhe të lëngjeve në mënyrë që të funksionojë normalisht. Fëmija gjatë periudhës së kopshtit duhet të pijë të paktën një litër ujë në ditë. Në këtë sasi nuk hyn edhe limonada dhe pijet e ëmbëlsuara. Pije ideale për shuarje të etjes është nektari, lëngu frutave dhe shurupi.

    Uji është i rëndësishëm për jetë

    Trupi i njeriut është i përbërë nga 50-80% ujë në varësi nga mosha. Humbja e ujit deri më 2% mund të çojë në lodhje dhe hutim, përgjigje të ngadaltë dhe humbjes së fuqisë. Humbje e 3% të ujit mund të çojë deri të dhimbja e kokës dhe kapsllëku.

    Për të parandaluar këtë, organi sinjalizon sasinë e zvogëluar të ujit në trup në formën e etjës. Por shumë shpesh jemi aq të zënë në mënyrë që ti parashikojmë sinjalet paralajmëruese. Kjo ndodh shpesh tek fëmijët. Është shumë e rëndësishme që shpesh t’iu rikujtojmë fëmijëve të marrin lëngje dhe mësuesit në shkolla duhet të lejojnë pauza për pije.

    Instituti i Kërkimeve i të ushqyerit për fëmijë, rekomandon që fëmijët të moshës së kopshtit të pijnë të paktën 800 ml të lëngjëve në ditë kurse fëmijët në moshën shkollore, rreth një litër. Një adoleshent ka nevoj gjatë ditës për minimum 1.5 litra ujë. Në ditët e nxehta, gjatë aktiviteteve sportive dhe aktiviteteve tjera, është e nevojshme të dyfishojë sasinë e lëngjeve që ju pini.

    Lista e pijeve

    Pije ideale për shuarje të etjes është uji, qoftë mineral apo ujë natyral. Informacionin lidhur me cilësinë e ujit në dispozicion mund të merrni nga furnizuesit e ujit. Fëmijët të cilët janë mësuar që nga fillimi të pinë ujë, pa problem do ta pijnë edhe më vonë. Çajërat bimor dhe të frutave janë gjithashtu të rekomanduar.

    E shijshme, por përmban shumë kalori: lëngjet e pastëra të frutave përmbajnë pa dyshim shumë vitamina, minerale dhe sheqer frutash i cili, natyrisht, përmban kalori. Për këtë arsye, lëngjet e frutave duhet holluar me ujë në shkallës 1:1

    Nektare, lemonada dhe pije të tjera joalkoolike përmbajnë pak fruta por shumë sheqer. Një filxhan limonadë përmban afërsisht dhjetë katror sheqer. Qumështi është i shëndetshëm, por kalorik dhe duhet të konsumohet si produkt ushqimor dhe jo si një mjet për shuarje të etjes.

    Për fëmijët nuk rekomandohen pijet që përmbajnë ëmbëslues të shtuar (pijet e lehta), lëngje ACE, kafe, çaj të zi dhe të gjelbër, Coca Cola, dhe pije energjetike.

    Çfarë përmbajnë lëngjet?

    Lëngu frutash është bërë 100% nga fruta, përmban vitamina dhe minerale, në varësi të llojit dhe deri në 10% e sheqerit nga fruta.

    Nektari frutave përmban 25-50%  fruta, më pak  vitamina dhe minerale, dhe të paktën 12% sheqer.

    Lëngjet nga frutat e holluara përmbajnë 30% fruta, dhe pjesa tjetër është sheqeri dhe uji. Këto lëngje përmbajnë një ngjyrë të ngulitur, ëmbëlsues dhe shtesa tjera të ndryshme.

    Lemonada përmban 3-15% fruta, 12% sheqer, ngjyrë, ëmbëslues dhe aromatizues.

    Këshillë: Aroma e shtuar, ngjyra e shtuar dhe shtesa të tjera nuk janë të shëndetshme për fëmijët. Kushdo që dëshiron të shmangë le të shikon përmbajtjen në shishe.

     A guxojnë fëmijët të pijnë vetëm ujë?

    Uji është lëngu më i shëndetshëm që mund të shuan etjen si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Ajo çfarë vlen për të ngrënë vlenë edhe për të pirë: Nuk duhet të jetë vetëm i shëndetshëm, por edhe i shijshëm. Të rriturit mund të i’a lejojnë vetit një gotë verë, koktej, dhe Coca Cola, dhe nganjëherë, munden që edhe fëmijëve t’i japin për të pirë diçka të ëmbël. Për shembull, për një drekë të dieles, një ditëlindje apo në një restorant.

    Përzierje e gjysmës së lëngut të frutave dhe gjysmë ujë është e përkryer për të pirë.

    Pijet për të cilët fëmijët veçanërisht do të gëzohen është uji me bonbonë të gomës. Një e kuqe, një të gjelbër dhe një karamele e verdhë gome për të vënë në një gotë. Ky është një mashtrim i vërtetë! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...