Shëndeti i vaginës para pushimeve verore

Edhe pjesët e juaja intime duhet të jenë të relaksuara në pushimet verore, me vetëm këto hapa preventivë do t`ia arrini.

Mbrojtja e juaj e preferuar

Sillni prezervativët që i përdorni zakonisht (edhe në qoftë se nuk shpresoni për aksion). Nuk keni nevojë të dënoheni me produkte të dyshimta të cilat mund t’i blini në aeroport, apo edhe më keq që të jeni të detyruar të bëni seks pa mbrojtje.

Patjetër të mbani mend numrin e kontaktit të gjinekologut

Nëse ju merrni një infeksion të traktit urinar ose nëse vëreni ndonjë simptomë tjetër shqetësuese, kjo do ta bëjë më të lehtë  për të marrë ne telefon ordinancën gjinekologjike. Mjeku mund të ju këshillojë në shpejtësi dhe t`ju rekomandojë trajtimin e caktuar.

Mbani me vete krem për infeksionet fungale

Lëvizja me bikini të lagësht rrit shanset e paraqitjes së infeksioneve fungale, prandaj mbani me vete krem që mund ta merrni në barnatore edhe pa recetë. Nëse ndjeni kruarje të pakëndshme dhe shkarkim të tepërt të sekrecionit, mos humbni kohë në blerje të barnave kur mund të kënaqeni në pishinë.

kosovarja.ch