7 C
Priština
More

    15 maji – dita botërore e familjes

    spot_imgspot_img

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli “ditën ndërkombëtare të familjes”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.

    Në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë zona të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet. Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.

    Çdo vit, Kombet e Bashkuara i përcaktojnë temat që do të shënojnë këtë ditë. Këtë vit tema është “Përmirësimi i integrimit social dhe solidariteti midis brezave”.

    Ministia Punës, Punësimit dhe Politikave Sociale, ditën botërore të familjes, 15 majin e shënon me punë, organizimin e takimeve, ngjarjeve të ndryshme, paraqitjet mediale, etj.

    Ministria duhet të ketë një nga prioritetet e saj, këtë ditë, duke vazhduar zbatimin e aktiviteteve që synojnë mbështetjen e familjeve, sidomos atyre me fëmijë të moshës më të ulët, fëmijët me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të paaftët, si dhe anëtarë të tjerë të familjes të cilët janë në rrezik të përjashtimit social dhe diskriminimit.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...