4.4 C
Priština
More

    Sëmundjet gjenitale që mund të transmetohen edhe pa seks

    spot_imgspot_img

    Do të habiteni nga fakti se sa shumë mënyra “të pajafshme” ekzistojnë për të marrë ndonjë infeksion…

    Shpeshherë, herpesi është infeksioni i parë për të cilën njerëzit mendojnë kur bëhet fjalë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Prandaj, janë zbuluar edhe shumë mënyra tjera alarmuese “të pafajshme”, gjë që vlen edhe për shumë infeksione tjera.

    Fakt i tmerrshëm por i vërtetë është se, ju nuk duhet që të keni marrëdhënie seksuale për të marrë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Gjinekologu Alisa nga New York-u dhe autore e librit “V is for vagina”, na shpjegon se ku fshihen tërë viruset dhe nga cilët duhet të largohemi me vrap.

    HPV

    Edhepse gjatë viteve të fundit flitet dhe shkruhet shumë për HPV-në, shumica ende nuke dine se ky virus mund të transmetohet edhe pa seks.

    “HPV-ja transmetohet nëpërmjet lëkurës, nëse ajo preket nga ndonjë lyth apo ndonjë zonë që e rrethon atë” – thekson Deck.

    HPV-ja vjen në forma të ndryshme, disa prej të cilave mund të shkaktojnë lytha gjenitale, ndërsa të tjerat mund të shkaktojnë lezione para-kancerogjene. Madje, lythi nuk duhet as të ketë formë që të infektohet, sepse virusi mund të përhapet edhe para se të përhapet në trup.

    “Lythat ndonjëherë mund të paraqiten në pjesë tjera të trupit, si psh. tek gishtat”, thekson Deck. Edhepse lythat mund të hiqen, për shembull me ngrirje apo me prerje, virusi mund të mbetet ende në trup dhe të aktivizohet periodikisht.

    Molloscum contagiosum

    Kur bëhet fjalë për lythat Molloscum, edhepse teknikisht bëhet fjalë për infeksion virusal, dhe jo sëmundje seksualisht e transmetuar, vërehet se ka rritje të numrit të grave që kanë lytha apo gunga në organet gjenitale, në vend të pjesëve tjera të trupit. Molloscum, zakonisht transmetohet përmes lëkurës ose edhe nga solariumi. Edhepse gungat apo lythat nuk janë të dhimbshme, sapo të keni një ato mund edhe të zgjerohen, gjë që ju bën të shqetësoheni shumë.

    Virusi vet do të zhduket, dhe gunga mund të hiqet. Deck thekson se ana pozitive e kësaj është se sapo të shpëtoni nga virusi, infeksioni zakonisht nuk ju rikthehet më.

    Trichomoniasis

    Kjo sëmundje nuk është shumë e njohur, por virusi mund të mbijetojë në objekte të pajetë për më shumë kohë. Mund të shfaqet në formën e infeksionit vaginal, me rrjedhje me aromë të keqe, e shoqëruar me kruarje dhe irritim.

    “kjo mund të transmetohet nga gjëra të pista si peshqirë apo vibratorë të palarë”, thekson Deck.

    Edhepse nuk ka asnjë informacion të saktë se sa kohë mund të mbijetojë virusi, Deck shpjegon se ka shumë gjasa që të infektoheni duke prekur objekte apo gjëra disa jaë pasi janë prekur nga persona me trichomoniasis. Për fat të mirë, lehtë mund të shërohet me antibiotikë.

    Herpes

    Herpesi mund të përhapet përmes puthjeve apo përdorimin e përbashkët të makinës së rrojës si dhe enëve të palara, edhepse kjo paraqet rrezik të ulët – thotë Deck.

    Edhepse ka dy lloje të herpesit HSV-1 dhe HSV-2, gjinekologët nuk bëjnë shumë dallim mes tyre. Ndonjëherë HSV-1 vlerësohet si orale, ndërsa HSV-2 e tipit gjenital, por tani dallimi është më i vogël se sa më parë.

    “Përveç faktit se tipi 1 zakonisht nuk ka rikthim, ndërsa tipi 2 mund të përsëritet më shpesh, që të dy llojet mund të ndodhin gjithkund në trup”, thotë Deck. Dhe, megjithëse herpesi mund të jetë asimptomatik, plagët e paraqitur në gojë janë shenjë e sigurtë se bëhet fjalë për infeksion viral, si dhe plagët në organet gjenitale veçmë janë tregues për herpes të mundshëm. Derisa mjekët e dijnë se si shërohen simptomet, nuk ka ndonjë ilaç kundër virusit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...