Dashuria ka frymëzuar shumë artistë të filmave dhe letrarë për të krijuar vepra që do të kujtohen dhe pëlqehen përgjithmonë…
Notebook (Nikolas Sparks)
“Unë jam si çdo njeri tjetër, njeri me dëshira të thjeshta dhe të menduarit e një jete të zakonshme. Askush nuk më ka kushtuar ndonjë përmendore dhe besoj që emri im do të harrohet shpejt, pasi të largohem nga kjo botë. Por, në këtë jetë të zakonshme unë kam qenë në gjendje për të fituar respektin dhe dashurinë e personit më të bukur që ka jetuar ndonjëherë në vendin që unë kam dashur me gjithë zemër, dhe kjo më mjafton për një jetë të tërë.”
Nën ndikimin e huaj (Jane Austin)
“I ke dhënë emër shpirtit tim. Për një moment ndodhem në agoni, dhe për një moment tjetër jam plot shpresë. Të lutem më trego se nuk jam vonë, dhe se këto ndjenja janë të vlerësuara në mënyrë reciproke. Unë të jap përsëri, duke të ofruar zemrën time tani më shumë se kurrë, të cilën e ke shkatërruar pothuajse tetë vite e gjysmë. Dhe, mos e merr guximin të thuash se më ke harruar dhe se meshkujt harrojnë më lehtë dhe më shpejtë se femrat. Unë të dua vetëm ty. Kështu ka qenë gjithmonë.”
Gatsby i Madh (F. Scott Fitzgerald)
Ai e dinte se pas puthjes së asaj vajzës, nuk pranoi më të puthte ndonjë tjetër dhe se kjo puhtje iu ngulit përgjithmonë në mendjen e tij. Kjo është arsyeja pse ai ndaloi, vetëm për një moment ai morri frymë pak më gjatë para se ti bashkonte buzët e tij me ato të saj. Dhe, më pas ai e puthi atë. Kur buzët e tij prekën buzët e saj si petale të buta, tërheqja kimike u realizua dhe ai iu dha plotësisht asaj.”
Jane Eyre (Charlotte Bronte)
“Çdo pjesë tënden e dua, sikur të më kishte takuar gjithmonë mua, sikur të ishte pjesë e imja. Edhe në dhimbje, edhe në vuajtje, do të të dua njëlloj.”
Gone with the Wind (Margaret Mitchell)
“Ty duhet të të dua, edhe atë shpesh. Dhe, këtë duhet ta realizojë dikush që di se si ta bëjë atë.”
Mandolina e kapiten Corell-it (Louis de Bernier)
“Kur bie në dashuri, është sikur të të kaplojë ndonjë çmenduri e përkohshme. Të shkatrron si një tërmet dhe pastaj intenziteti zvogëlohet. Dhe kur kjo ndodhë, duhet të merrni një vendim. Duhet të vini në përfundim nëse ju doni të drejtoni shtigjet tuaja me të dhe të bindësh veten se kurrë nuk duhet të ndaheni. Sepse dashuria është e drejtë. Kjo nuk është eksperiment, as dëshirë për të kaluar kohën çdo sekondë, as pagjumësia juaj përderisa qëndroni në shtrat duke imagjinuar se si e dëshiron çdo pjesë të trupit tuaj. Dashuria është ajo e cila qëndron edhe kur digjeni për njëri tjetrin. Ndoshta nuk tingëllon shumë emocionuese, por në të vërtetë është!”
Jerry Maguire
“Ti më plotëson mua. Më bën të ndihem e plotësuar.”
Majat me stuhi (Emily Bronte)
“Nëse gjithçka zhduket nga toka, dhe i vetmi ai do të qëndrojë, do të kasha ende dëshirën për të ekzistuar. Por, nëse ai nuk do të ishte, ose do të zhdukej…bota do të bëhej e huaj për mua, si dhe shkatërruese.”
When Harry met Sally
“Më pëlqen se si ndjehesh gjatë dimrit kur është 30 gradë jashtë. Më pëlqen fakti kur të nevoitet një orë e gjysmë kohë për të zgjedhur llojin e sanduiçit për të bërë. I dua ato rrudhat e vogla që shfaqen në fytyrën tënde. Më pëlqen të nuhas xhupin tënd me aromën tënde për orë dhe ditë të tëra. Më pëlqen kur ti je personi i fundit që shohë dhe më qetëson para gjumit. Kam ardhur, jo nga vetmia, por për shkak të vitit të ri. Kam ardhur sepse ti e kupton që dikush dëshiron të ndajë tërë jetën e tij së bashku deri në fund, dëshiron që ajo të ndodhë tani, duke mos pritur as edhe një moment.”
The Lord of the Ring: Fellowship of Ring
“Unë do të kaloja një jetë të tërë me ty, se sa të kaloj disa shekuj vetëm.”/kosovarja.ch/
Foto: youtube