Seksi shëron kokëdhëmbjen më mirë se sa medikamentet!

spot_imgspot_img

Një ekip i neurologëve e ka kryer një studim i cili tregoi përfundimisht se aktiviteti seksual mund që “pjesërisht apo tërësisht të eliminonte” disa lloje të kokëdhëmbjes, të tilla si migrenë.

Një studim i kryer në një Universitet Gjerman, në fakt, tregon se, në raste kur ju përdorni pretekstin e dhimbjes së kokës kur dëshironi që të shmangni marrëdhënie seksuale, shumë prej të cilët i shqetëson ky problem më mirë do të ishte që në vend të barnave të bëjnë dashuri me partnerin e tyre-kundër kokëdhëmbjes.

Sipas rezultateve të kërkimit, të publikuara në revistën e Shoqatës për trajtimin e dhimbjes së kokës, “Cefalgija” pas aktit seksual dobësimin e simptomave të kokëdhëmbjes e kanë përjetuar gjysmën e pacientëve me migrenë, kurse tek e pesta e tyre dhimbja e kokës u zhduk plotësisht.

Shkencëtarët shpjegojnë këtë me faktin se gjatë seksit përmes sistemit nervor lirohet endorphins, analgetik natyrorë në trupin e njeriut, të cilat janë në gjendje për të reduktuar ose eliminuar plotësisht dhimbjen.

Edhe pse shumica e pacientëve me dhimbje të kokës nuk e preferojnë marrëdhënien seksuale gjatë sulmeve të migrenës dhe dhimbjes së kokës-klasteri, të njohur edhe si kokëdhëmbja e thjeshtë, disa prej tyre gjithashtu kanë ardhur në përfundim që marrëdhëniet seksuale kanë pas rezultate pozitive, dhe e përdorin atë si një lloj të terapisë kur ata kanë dhëmbje koke, apo kur e kanë ndjenjën që mund të fillonte kokëdhëmbja. Kjo kryesisht i referohet individëve meshkuj që vuajnë nga migrena. Por marrëdhënia seksuale si ilaç megjithatë nuk është e gjithëfuqishme, thotë fakti se tek një e treta e pacientëve pas marrëdhënieve seksuale intensifikohet dhimbja e kokës./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.