Lajmi i shtatzënisë së saj erdhi kaq i befasishëm për të gjithë ne! Sepse deri në momentin që ata vetë vendosën që të ndajnë ngjarjen e madhe në një mënyrë shumë origjinale me të gjithë ne, askush nuk kishte dëgjuar për pritjen e dytë të ëmbël të këngëtares së dashur për publikun Miriam Cani.

Këto kohë po flitet për ta më shumë se kurrë! Për faktin, se janë vetë ngjarjet që kanë shenjuar jetën e tyre artistike, por edhe atë personale, ato që vërtetë kanë marrë vëmendjen maksimale të shtypit dhe fansave të shumtë. Si fillim, ishte ceremonia e martesës në ishujt Maldive, aty ku Miriami mori propozimin për martesë disa vite më parë…Ishte i njëjti destinacion që ata zgjodhën për t’i thënë „PO“, deri në përjetësi njëri-tjetrit me të pranishme dëshmitaren më të rëndësishme në jetët e tyre, vajzën Ameli. Më pas, pak ditë më vonë erdhi kënga „Duamë“ që u mirëprit në masë nga publiku. Një këngë e ndjerë, romantike, që erdhi si një himn dashurie dhe ndjenjash, me pamje të papublikuara më parë nga martesa e tyre në altar, udhëtimi në Maldive, momentet bashkë, etj.

View this post on Instagram

Dhurata me e bukur ne jete 👼🙏

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Më pas një tjetër moment i rëndësishëm për karrierën e tyre si këngëtarë, ngjarje të cilën ata e kishin lançuar muaj më parë. Koncerti recital që u mbajt në Prishtinë, ku Alban Skënderaj ndau me publikun e madh të pranishëm atje një repertor të zgjedhur këngësh, me hitet e suksesshme ndër vite. E atëherë kur askush nuk e priste, ai ndaloi një moment dhe vendosi që këngën „Dhurata“ që ata ja kanë kushtuar vajzës së tyre Ameli, t’ja dedikojnë një tjetër pjesëtari më të ri të familjes së tyre të bukur…Fëmijës së dytë të çiftit që pritet të vijë në jetë pas pak muajsh! Ata pra, do të bëhen prindër për herë të dytë dhe ky ishte një lajm vërtetë i bukur.

Ne të Class vendosëm që ta kontaktonim vetë Miramin për të mësuar më shumë detaje rreth shtatzënisë së dytë, por ajo u shpreh se sapo ka mbyllur tre mujorin e parë të shtatzënisë dhe ende nuk ka shumë detaje për të ndarë me lexuesit, mbi gjininë e bebit, pasi është ende herët…Pra, Miriam Cani është tre muajshe shtatzënë, ndërsa ne të gjithë presim me kuriozitet se nëse fëmija i dytë do të jetë një vëlla apo një motër për Amelinë!

Na mbetet të presim…

kosovarja.ch