Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvit

spot_imgspot_img

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë të larta.

Nepsi për bakllava, trigona, mish, sallatë ruse e gjithçka të mirë të gatuar prej amvisave duararta, është në nivele të larta të në këtë periudhë.

Kësisoj, rreziku i shëndoshjes është i madh. Sipas studimeve, pesha e një njeriu mund të shtohet me deri në 0.6 për qind gjatë dhjetorit.

Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjeve, gjë që nxjerr në pah faktin se kur vjen puna tek festat, njerëzit heqin dorë nga dieta.

Pesha e festave eliminohet me vështirësi

Studimet tregojnë se eliminimi i kilogramëve të tepërt të marra gjatë kësaj periudhe është një proces shumë i vështirë dhe me kalimin e viteve pesha akumulohet me një ritëm më të shpejtë.

Ekspertët thonë se nëse dëshironi të qëndroni në formë në festa, nuk duhet ta braktisni palestrën as edhe një ditë.

Nëse i përmbaheni rutinës suaj të shëndetshme të aktivitetit fizik ndonëse i dorëzoheni nepsit, do ta keni më të lehtë për të mos shtuar në peshë.

Një mënyrë se si t’i shmangeni konsumit të ushqimeve të mbetura të natës së vitit të ri, është që t’i hidhni ato në plehra, në mënyrë që mos të tundoheni.

Mënyra më e mirë për të humbur peshë në dimër

Studimet thonë se kryerja e aktiviteteve fizike në temperaturë të ftohtë, nxit djegien e më shumë kalorive dhe rrjedhimisht rënien nga pesha.

Niveli i kalorive të djegura gjatë një aktiviteti me intensitet mesatar fizik arrin deri në 34 përqind, kur ai kryhet në temperaturë nga 14-20 gradë.

Mund ta keni vënë re që në dimër, ecja e shpejtë ju lë të plogësht dhe të uritur.

Një gjë e tillë nuk ndodh në pranverë ose në temperature të ngrohta.

Temperaturat e ftohta nxisin metabolizmin të punojë më fort që të mbajë trupin të ngrohta.

Thënë shkoqur, nëse dëshironi të humbisni në peshë, ecni shpejt, vraponi dhe stërvituni në të ftohtë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Veshmbathje: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — baza për çdo ditë

Udhëzues praktik për të ndërtuar një garderobë ditore që përballon mot të ndryshueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës, duke vlerësuar zgjedhjet e qëndrueshme, materialet dhe mirëmbajtjen.

Floket: 6 frizura të shpejta — makeup minimal dhe praktik për ditët e zëna

Gjithçka që ju duhet për ditët e zëna: 6 frizura shpejta, hapa praktikë për t’i bërë shpejt dhe këshilla të kujdesit për të mbrojtur flokët nga dielli, klori dhe dëmtime të përditshme.

Recetë tradicionale shqiptare: Byrek me spinaq e djathë — version modern dhe praktik

Një recetë moderne dhe praktike e byrekut me spinaq e djathë, që ruan shijen tradicionale por përshtatet për një ushqim më të balancuar dhe përdorim të thjeshtë në familje.

Horoskop ditor për argëtim: 12 shenja — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop argëtues ditor që sjell parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për të qeshur, reflektuar pak dhe për t9u argëtuar sot.