Sa i rëndësishëm është dimri për shëndetin?

spot_imgspot_img

Studimet thonë se njeriu e ka më të lehtë të kryejë një punë në një vend me temperaturë të ftohtë se sa në të ngrohtë.Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai ofron përfitime shumë të rëndësishme për organizmin, shkruan “AgroWeb”.

I ftohti e bën trurin më të mprehtë
Temperaturat e ulëta e bëjnë njeriun të mendojë më qartë.

Studimet thonë se njeriu e ka më të lehtë të kryejë një punë në një vend me temperaturë të ftohtë se sa në të ngrohtë.

Në verë, aftësitë e të nxënit të njeriu pësojnë një luhatje si pasojë e temperaturave të larta por në dimër, mendja e njeriut është më e mprehtë.

I ftohti djeg kalori
Në dimër, trupi punon më fort për të ruajtur temperaturën bazë dhe shpenzon më shumë energji, ndaj nëse bëni një ecje të shpejtë në temperatura të ftohtë do të jetë dyfish fitimprurëse për ju.

Dimri dhe alergjitë
Nëse vuani nga alergjitë që kanë të bëjnë me natyrën, atëherë shëtitjet në ajrin e ftohtë të dimrit do ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Ndërkohë, njerëzit që vuajnë nga alergjitë nga pluhuri e kanë situatën më të vështirë në dimër, sepse ato akumulohen më shumë në temperatura më të ngrohta dhe në ambiente të mbyllura.

I ftohti lufton inflamacionin
I ftohti shërben si një kompresë e mirëfilltë për njerëzit që vuajnë nga inflamacioni i kyçeve,

Njerëzit që vuajnë nga problemet me kyçet thonë se në dimër, ato janë më pak të fryra.

I ftohti ju ndihmon të flini më mirë
Në momentin që njeriu pret ta zëjë gjumi, temperatura bazë e trupit bie natyralisht . Në verë, një proces i tillë zgjat deri në dy orë.

Në dimër ai është shumë më i shpejtë, thonë ekspertët.

Për më tepër nëse flini në një dhomë ku temperatura është 18 gradë, atëherë jo vetëm që do të flini mirë por edhe do të digjni kalori.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se kjo është temperatura ideale e dhomës së gjumit.

Kundër infeksioneve
Është e vërtetë që njeriu mund të ftohet në dimër, por i ftohti në vetvete e nxit imunitetin të çlirojë të gjithë potencialin e vet dhe të luftojë infeksionet me sukses.

Studimet thonë se sistemi imunitar ndizet kur trupi ekspozohet ndaj të ftohtit.

I bën mirë lëkurës
Temperaturat mesatarisht të ftohta i bëjnë mirë lëkurës sepse ngushtojnë enët e gjakut.

Kësisoj lëkura është më pak e prirur ndaj skuqjes, enjtjes, yndyrosjes dhe pikave të zeza.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.