Rregullat bazë të bukurisë pas të dyzetave

spot_imgspot_img

Që në moshën e mesme të ruani bukurinë dhe pamjen rinore, ju sjellim pesë këshilla të thjeshta dhe shumë praktike të cilat do t’ ju ndihmojnë shumë

Ushqimi i shëndetshëm

Trupi juaj, lëkura, flokët dhe thonjtë do t’ju jenë shumë mirënjohës për këtë . Ju nevojitet ushqimi i rregullt duke konsumuar shumë pemë dhe perime, si dhe ujë . Le të jenë ushqimet tuaja nga përbërësit natyralë. Shumë nga ju do të mendoni se kjo është më lëhtë të thuhet se sa të bëhet dhe është e vërtet, por ju këtë e meritoni. Do ta vëreni ndërrimin më së miri kur janë në pyetje flokët dhe lëkura, sepse do t’i ushqeni me material të nevojshëm.

Ruajtja nga dielli

Nëse me vite ia keni dalë para diellit, apo edhe solariumit, do të kishte qenë mirë të ndaloni këtë praktikë . Përveç që shumë herët do t’ju shfaqen rrudhat, ekziston mundësia edhe të fitoni kancer të lëkurës. Përdorni krema mbrojtës prej së paku 30, ‘luani’ me sheshira të ndryshëm dhe syze. Kremën me faktor mbrojtës mbajeni në çantë ose në veturë dhe vendoseni në trup disa herë në ditë .

Mirëmbajtja e fytyrës

Kjo duhet t’ju bëhet rutinë . Atëherë , pastrimi I fytyrës dhe përdorimi i kremave hidratues para gjumit dhe në mëngjes le të bëhet rregull. Grave shpesh ju ndodh të shkojnë në gjumë pa e hequr grimin, e sidomos nëse kanë pasur ditë të ngarkuar. Duhet gjithmonë të paktën pallomat e lagëta t’i keni afër. Pallomat e lagëta nuk do ta fshijnë fytyrën thellë, por edhe kjo është më mirë se sa të flini me pudër, maskarë dhe buzëkuq. Grimi mbyll poret dhe than fytyrën, me rëndësi është që në gjumë të shkoni të pastër dhe të freskët. Në mëngjes gjithsesi përdorni krem hidratues, me mundësi me faktor mbrojtës, e përveç fytyrës me të lyeni edhe qafën e duart.

Më pak del më shumë

Nëse e keni dashur grimin e rëndë , tani është koha ta ‘lehtësoni’pak. Shpesh lyerja e tepërt mund të jap përshtypje se jeni më e moshuar se sa në të vërtetë. Ruajeni tenin dhe mirëmbani lëkurën. Kur keni ten të mirë dhe lëkurë të mirëmbajtur, shpesh mjafton një maskarë dhe dukja juaj të jetë edhe më e mirë.

Filloni nga brendia

Me ushqim të rregullt dhe ruajtje nga dielli, duke përfshirë edhe ushtrime i lëshoni endofinet të qarkullojnë dhe të ‘bëjnë ’ të veten. Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa fytyra e relaksuar dhe buzëqeshja./kosovarja.ch/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet e mëngjesit — Horoskop argëtues për 12 shenja: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat, me ide të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që mund t'ju frymëzojnë për një ditë më të qetë dhe më pozitive.

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.