Përbëresit për patishpan

  • 6 vezë,
  • 6 lugë sheqer,
  • 3 lugë arra të bluara,
  • 4 lugë miell,
  • lëvore limoni.

Përbërësit për lyerje

  • Ajkë e ëmbël e tundur ose 200 gr arra të bluara,
  • 200 gr sheqer,
  • Pak qumësht.

Udhëzime

  1. Tunden vezët me sheqer në marengë të dendur.
  2. Shtohen arrat,mielli,lëvorja e limonit dhe të gjitha përzihen me lugë.
  3. Derdhet në tepsi të shtruar me letër dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur.
  4. Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur.
  5. Ndërkohë 2 dcl ujë me 200 gr sheqer vlohen 10 minuta.
  6. Në këtë masë hidhen arrat,përzihen mirë dhe me këtë masë lyhet korja e pjekur e cila mbështillet në roladë.
  7. Pasi të ftohet mirë, mbi i hidhet sheqer pluhur,pastaj pritet në pjesë afro 2 centimetra trashësie.

Burime: recetatecekes

kosovarja.ch