12.2 C
Priština
More

    Rita Ora nga studio: Po kthehem në habitatin tim natyral

    spot_imgspot_img

    Këngëtarja kosovare me famë botwrore, Rita Ora, ka që nga muaji mars që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re. Gjatë izolimit tre mujor si shkak i pandemisë globale COVID-19, Rita qëndroi e izoluar në një fshat në veriperëndim të Londrës, me motrën dhe miqtë e saj, në një rezidencë luksoze.

    Ora pranoi se gjatë asaj kohe kishte kompozuar këngë të reja për albumin e saj të tretë, për të cilin artistja është duke punuar fort.

    Tani Rita duket se është shumë pranë finalizimit të një kënge të re, teksa u shfaq në rrjetet sociale në disa fotografi të realizuara në studio.

    Këngëtarja shqiptare dukej mjaft tërheqëse me një pamje natyrale pranë mikrofonit, ndërsa incizonte këngën e saj të re.“Kthim në habitatin tim natyral”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa dukej mjaft e lumtur që po realizonte projektin e ri.

    Kënga e fundit që Rita Ora solli për fansat mbetet kënga “How to be lonely”, e publikuar në mars të këtij viti, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...